Saturday, November 23, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeMaqedoniJeton Shaqiri: Ju bëjë thirrje mësimdhënësve të vazhdojnë me mësim, vendi i...

Jeton Shaqiri: Ju bëjë thirrje mësimdhënësve të vazhdojnë me mësim, vendi i nxënësve është në shkollë

Ju bëjmë thirrje të gjithë faktorëve shoqërorë, e veçanërisht SASHK-ut dhe mësimdhënësve që kur të marrin vendime dhe kur të veprojnë të udhëhiqen nga interesat më të mira të nxënësve. T’iu mundësojmë nxënësve të përfundojnë vitin shkollor në kohë dhe të fillojnë përgatitjen apo realizimin e planeve tashmë të planifikuara për të ardhmen. Ajo është detyra jonë e përbashkët, obligim ligjor, etik dhe moral dhe besoj se nëse jo nga nesër, nga e hëna do të normalizohet procesi arsimor dhe kështu funksionimin i përditshëm i shumë familjeve në shtëpitë e të cilave kanë nxënës.

Kështu theksoi ministri i Arsimit dhe Shkencës Jeton Shaqiri në fjalimin e sotëm para opinionit, ku kërkoi nga Sindikata dhe mësimdhënësit derisa të zgjasë dialogu social, mësimi i rregullt të vazhdojë. Ministri po ashtu paralajmëroi se do të dërgojë shkresë deri te SASHK-u dhe anëtarësia e tij, me kërkesë të tillë.

Për shkak të pandemisë humbëm gati dy vite nga jeta dhe mësimi i nxënësve dhe të gjithë neve dhe tani përsëri po përballemi me një kombinim të krizës energjetike, rritjes së çmimeve, luftës, krizës së refugjatëve, bllokimit i rrugës integruese etj. Në të gjitha këto ngjarje dramatike, pak para përfundimit të vitit shkollor, Sindikata e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës vendosi të shfrytëzojë të drejtën e grevës, e cila është e garantuar me Kushtetutë dhe Ligj dhe e respektoj plotësisht. Megjithatë mendoj se udhëheqësia sindikale duhet t’i japë prioritet dialogut social, i cili është dëshmuar se është mekanizmi më i mirë për tejkalimin e mosmarrëveshjeve dhe problemeve, theksoi Shaqiri.

Lidhur me kërkesën e mësimdhënësve për rritjen e pagave, ministri ritheksoi se është legjitime dhe sqaroi se angazhimi i Qeverisë për përmirësimin e standardit rezultoi me rritje të pagës minimale në fillim të muajit të kaluar. Me pagën minimale do të harmonizohen edhe gjithë të tjerët, duke përfshirë edhe ato në arsim, ku përveç kësaj do të ketë rritje prej një përqindje të caktuar që po negociohet aktualisht.

Dialogu do të vazhdojë derisa të gjendet një zgjidhje përfundimtare e përbashkët si dhe e pranueshme për të gjitha palët e përfshira. Ajo që unë kërkoj si ministër dhe besoj se të gjithë qytetarët e përgjegjshëm mendojnë njësoj, është që t’i kthejmë nxënësit në shkollë, sepse nuk duhet të lejojmë që ata të humbasin mësimin. Kjo do të krijojë boshllëqe shtesë në njohurit të cilat vështirë ose nuk do të kompensohen fare, ishte decid ministri Shaqiri.

Duke iu drejtuar mësimdhënësve ai theksoi se është gjithmonë në anën e tyre, dhe si hallkë më e rëndësishme e procesit arsimor meritojnë mirënjohje sociale për punën e tyre në ndërtimin e të ardhmes së këtij vendi.Mësimdhënësit duhet të motivohen për të punuar me kushte më të mira dhe paga më të larta, dhe për këtë po punojnë MASH dhe Qeveria. Por aq të rëndësishëm janë edhe nxënësit si bosht i çdo politike arsimore që ne krijojmë dhe vendi i tyre është në shkollë.

Ministri Shaqiri kërkoi nga të gjithë që edhe një herë të mendojnë mirë nëse është në rregull të kërkojnë respektimin e të drejtave të tyre duke shkelur të drejtën e nxënësve për arsimim.

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!