Jeton Shaqiri: Ironia që nuk fshihet me ligj

0
104

Ironia që nuk fshihet me ligj

Whats-App-Image-2025-10-03-at-22-54-06-f3965d67

Vendimin për themelimin e Medresesë “Isa Beu” e mori qeveria e kaluar, duke respektuar të drejtën kushtetuese të çdo bashkësie fetare për të organizuar institucionet e veta arsimore – një hap i natyrshëm drejt barazisë reale dhe respektit për pluralizmin fetar dhe kulturor në shoqërinë tonë.

Por ky vendim u rrëzua padrejtësisht nga Gjykata Kushtetuese, me një interpretim që, në thelb, mohoi një të drejtë themelore që Kushtetuta dhe ligji e garanton – veçanërisht për komunitetin mysliman, i cili në këtë rast u trajtua me standarde të dyfishta.

Sot, në vend që të pranojnë gabimin apo të kërkojnë falje për padrejtësinë e lejuar, të njëjtët aktorë dalin me krenari dhe festojnë një “ligj të ri” – që në fakt nuk është gjë tjetër veçse një variant i ripaketuar i asaj që solli qeveria e kaluar. E njëjta përmbajtje, thjesht me ngjyra të tjera politike.

Në vend të reflektimit, zgjodhën ta shesin si fitore atë që dikur e sabotuan.

Dhe më e rënda është kur edhe feja kthehet në mjet për kapital politik, përdoret për vota, për përplasje, për spektakël institucional – duke harruar që për ne, feja është vlerë, jo vegël.

E vërteta është e thjeshtë: qeveria e kaluar e hapi rrugën – ata sot vetëm po ecin mbi atë që dje e mohuan.

Jeton Shaqiri-ish ministër i Arsimit në RMV


Whats-App-Image-2025-10-03-at-22-47-36-76a070c5