Jeton Shaqiri: Frëngova ime, krenaria ime!
U hap shtabi i fitores në fshatin tim, Frëngova – vend që gjithmonë di të vlerësojë dhe të presë me këngë e valle shqiptare, me shpirtin e unitetit.
Krahas me mua ishte edhe Shkëlzen Bekteshi – kandidati ynë për këshilltar. Bashkë kujtuam momentet e gëzimit në hapjet e shtabeve dhe ramë dakord: kudo ku kemi qenë, ka qenë festë, ka qenë unifikim i shqiptarëve. Kjo është forca jonë!
Takimet e radhës na presin në Ladorisht, Koroshisht dhe kulmi i festës do të jetë në Dollogozhdë.
Dhe mbi të gjitha – surpriza më e madhe vjen të dielën, në koventën promovuese në sallën “Boris Trajkovski” në Shkup, ora 18:30, aty ku do të dëshmohet fuqia e vërtetë e bashkimit tonë.
🤝 Me Arsim Dalipin për Strugën.
🚩 Me Faton Pollozhanin në ballë.
🌿 Me Dianën, Armendin, Editën dhe Premtimen – garanci e një liste fituese.
Frëngova është pjesë e zemrës së këtij bashkimi, dhe bashkë do ta çojmë Strugën drejt fitores!
#Frëngova #Bashkim #Fitore #Struga