Sonte, kryesia e Bashkimit Demokratik për Integrim aprovoi Faton Pollozhani si bartës të listës për Këshillin Komunal në Strugë, dhe Valdetin Xhaferi për Gostivarin – në prag të zgjedhjeve të Tetorit, që nuk do jenë zgjedhje të zakonshme, por një referendum për dinjitetin dhe drejtësinë në komunat tona.
Me këtë vendim, BDI riafirmon orientimin e saj: përfaqësim me njerëz që mbajnë përgjegjësi, jo me individë që kërkojnë strehë në pushtet për interesa personale.
Tetori do ta ndajë qartë të kaluarën nga e ardhmja.
Vjen koha e llogaridhënies, e punës konkrete dhe e përfaqësimit që nuk i nënshtrohet shantazheve politike.
Jeton Shaqiri