E vërteta nuk ndryshohet me konferenca për shtyp!
Sot bëhen 7 ditë nga përfundimi i ditëve të zisë për tragjedinë e rëndë në Koçan, ku humbën jetën 59 persona, mes tyre edhe fëmijë të mitur, dhe mbi 100 të tjerë u plagosën. Sërish shpreh ngushëllimet më të sinqerta për familjet që humbën më të dashurit e tyre. Zoti ju dhëntë forcë dhe durim për të përballuar këtë dhimbje të pamasë. Po ashtu, uroj shërim sa më të shpejtë për të gjithë të plagosurit.
E vërteta nuk mund të fshihet dhe shumë shpejt do të dalë në shesh, pavarësisht përpjekjeve për ta manipuluar dhe devijuar atë. Drejtësia nuk mund të jetë mjet për lojëra politike, dhe as liria e njerëzve të pafajshëm nuk mund të sakrifikohet për interesa të caktuara.
Jemi në krah të Kreshnikut dhe çdo personi tjetër që padrejtësisht është privuar nga liria për qëllime politike. Askush nuk mund ta ndryshojë realitetin me propagandë dhe akuza të fabrikuara – e vërteta do të triumfojë!
Nuk do të heshtim! Kërkojmë drejtësi të vërtetë, jo skenarë të fabrikuar politikisht!
Kreshnik, qëndro i fortë ashtu siç je!
Këmbanat e drejtësisë dhe të vërtetës po thërrasin, dhe shumë shpejt e gjithë e vërteta do të dalë në dritë.
Jeton Shaqiri