Siç njoftojnë nga Ministria e Punëve të Brendshme, gjatë ditës së djeshme në gjithë territon e Maqedonisë së Veriut, 264 personave u janë shqiptuar vendime për izolim, ndërsa 52 persona kanë nënshkruar deklarata për vetizolim.
Policët poashtu kanë kontrolluar personat që ndodhen në izolim dhe vetizolim dhe është evidentuar një person që nuk e ka respektuar masën e shqiptuar, njofton Telegrafi Maqedoni.
Gjithashtu, sipas njoftimi të policisë, masën e mosmbajtjes së maskës nuk e kanë respektuar 562 persona.