Javën e ardhshme do të dihet se kur do të kthehet administrata në punë. Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe informoi se deri në fund të javës Komisioni për sëmundje infektuese do të vendosë se si të implementohen masat, ndërsa nga java e ardhshme ato do të fillojnë gradualisht të implementohen.
“Masa për mbajtjen e maskave mbrojtëse, nëse respektohet, mundet të lejohet kthimi gradual dhe organizimi i njësive të punës, ndërmarrjeve dhe administratës në funksion. Duhet të gjejmë një zgjidhje të përshtatshme për kopshtet. Këtë javë po përgatisim gjithçka në kuadër të aktiviteteve të Komisionit për sëmundje infektuese dhe me siguri që nga java e ardhshme këto masa do të implementohen gradualisht edhe atë pjesë-pjesë, siç do të përcaktojnë ekspertët”, deklaroi Ministri Filipçe.