Friday, June 20, 2025
Nabizi KUPA Gega
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeQytetiJa vendimi gjyqësor për Ramis Merkon

Ja vendimi gjyqësor për Ramis Merkon

*Kryetari i Komunës së Strugës, Ramiz Merko, është dënuar me një gjobë monetare në shumën prej 10.000 eurosh për emërime të paligjshme të drejtorëve në disa shkolla fillore në fshatrat Podgorcë, Llabunishtë dhe Radolishtë. Gjyqi e ka dënuar me 100 ditë gjobë, me nga 100 euro për çdo ditë.

Gjyqtari Jordan Jovanov, i cili dha vendimin, theksoi se janë marrë parasysh rrethana lehtësuese, përfshirë faktin se Merko nuk është dënuar më parë. Megjithatë, Prokuroria ka njoftuar se do ta apelojë vendimin, pasi nuk është e kënaqur me masën e dënimit.

Vendimi vjen vetëm pak ditë pasi i njëjti gjyqtar shpalli të pafajshëm Merkon për një tjetër rast të përfolur – blerjen e një veture luksoze Audi A6 në vlerë prej 67.000 eurosh, si dhe tre automjeteve të tjera me vlerë të përgjithshme prej 114.000 eurosh.

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments