Sot është dita kur të gjithë ne kujtojmë sakrificën e të parëve tanë, të atyre shumë patriotëve që dhanë çdo gjë për të nisur një kapitull të ri e të domosdosshëm në zhvillimin e një kombi. Sot kujtojmë ditën e hapjes së mësonjëtores së parë shqiptare, më 7 Mars 1887 në Korçë. Sot kujtojmë gjithë ato gjenerata mësuesish, që me aq vullnet e dëshirë, edukuan e mësuan gjenerata të tëra shqiptarësh. Arsimi shqip, këtu ku jetojmë, po kalon në periudhë shumë të vështirë. Të shpresojmë se këto ditë të vështira nuk do të zgjasin përjetësisht.
Respekte pafund për pishtarët e arsimit shqip në këto troje. Përulemi para veprës së tyre.
Gëzuar 7 Marsi, Dita e Mësuesit Shqiptar!
Aleanca për Shqiptarët – Strugë
Kryetar, Imer Imeri.