Sunday, November 24, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeMaqedoniJa si mund ti merrni çertifikatat për vaksinim me vaksinën anti Kovid

Ja si mund ti merrni çertifikatat për vaksinim me vaksinën anti Kovid

Certifikatat për vaksinim me vaksinën anti Kovid pritet të lëshohen në përdorim së shpejti, paralajmëron ministri i shëndetësisë, Venko Filipçe. QR kodi do të përmbajë tri të dhëna, ndërsa qytetarët nëpërmjet mjekëve amë do të mund ta shkarkojnë QR kodin në aplikacionin e tyre. Ministri Filipçe tha se ende nuk dihet qëndrimi i vendeve të BE-së për vaksinat kineze dhe ato ruse, ose nëse secili shtet do të vendosë individualisht nëse do të pranojë udhëtarë të vaksinuar me këto vaksina.

“Greenpass ynë do të jetë gati që nga fillimi i javës tjetër. Përmes QR kodit elektronik dhe aplikacionit do të mund të shkarkohet në çdo telefon dhe do të ketë hapësirë për tri të dhëna. Do të ketë hapësirë për vaksinë, respektivisht për revaksinë, tipin e vaksinës, e dhëna e dytë do të jetë testi PCR që do të mund të azhurnohet me secilin test që bëhet në të ardhmen si dhe hapësirë për të dhëna mbi antitrupat, si dëshmi që e keni kaluar sëmundjen, nëse ndonjë vend kërkon këto të dhëna për hyrje në vend.”,- tha ministri i shëndetësisë, Venko Filipçe.

Këto komente Filipçe i bëri gjatë pranimit të 72 mijë testeve të shpejta për Covid-19 nga Ambasada e Gjermanisë. Ndërkohë, vazhdon vaksinimi në tërë territorin e vendit. Deri tani janë aplikuar 232.485 doza vaksinash, kurse janë rivaksinuar 36.366 qytetarë. Dozën e parë të vaksinës të mërkurën e morën 9,711 qytetarë, ndërsa gjithsej u vaksinuar 12,211 persona, njoftoi Ministria e Shëndetësisë.

Interesimi për vaksinim po rritet çdo ditë, ndërsa deri më tani numri i personave që kanë shprehur dëshirë për vaksinim është 384.706 qytetarë. Gjatë 24 orëve të fundit, në spitalet e Shkupit janë shtrirë vetëm 6 pacientë të sëmurë nga Covid-19, derisa gjithsej 151 pacientë janë duke u mjekuar në të gjitha repartet infektive në kryeqytet. Numri i përgjithshëm i pacientëve që mjekohen në repartet infektive në tërë vendin është ulur në 391 persona.

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!