Nga Nafi Çegrani
…Historia jonë, e një populli të vogël, shumë e bujshme dhe tragjike, “mjaft fatkeq”, siç shkruan Abdyl Frashëri, është një histori e shkruar me gjak dhe me vuajtje, prandaj edhe meriton të shkruhet e të rishkruhet ashtu siç është e vërteta. Dhe, nuk ka asnjë dyshim se njëri nga kapitujt më të shkëlqyer të historisë tonë kombëtare është “Lidhja e dytë e Prizrenit”.
Por, në fakt, kush është Xhafer Deva për të cilin shqiptarët janë të informuar, ose të keq informuar, apo më mire të them se gjeneratat tona me vite e dekada janë dezinformuar me propagandën komuniste, kinse Xhafer Deva si njeri do të ketë qënë ,,një kuisling në shërbim të fashizmit,, ose si njeri ,, katil dhe tradhtar,, i interesave kombëtare. Dhe për këtë njeri që për një kohë ka bërë emër në historinë tonë kombëtare, e vërteta mbi të gjithë këtë mbete e mbuluar me velon e një mjegulle si nata e bërë në mënyrë të qëllimshme nga konkluzionet e KQ të PKJ dhe të makinerive të spiunazhit dhe kunërspiunazhit jugosllav në Beograd, por edhe të propagandas së SIGURIMIT të Enverit në Tiranë. Unë, personalisht e kam njohur dhe jam krenar që pata fatin të njoh dhe të bisedoj me Prof. Dr. Rexhep Krasniqin, ish-ministër i Arsimit, ish nënkryetar i Kuvendit Kombëtar të Shqipërisë në vitin 1943, Nënkryetar i Lidhjes së dytë të Prizrenit në vitet 1943 – 1944 dhe kryetar i Komitetit Shqipëria e lirë në Neë-York nga viti 1956 e këtej gjatë qëndrimit tim në SHBA gjatë viteve 1975- 1976 pasi isha arratis atje nga rradhët e UDB-së. Edhe këtë fakt duhet të njohin shqiptarët, se Komiteti “Shqipëria e Lirë” ka patur pothuajse atributet e një qeverie provizore në mërgim, me përkrahjen morale dhe materiale të qeverisë amerikane. Qindra mijëra shqiptarë të ndjekur ato vite të rrënuara nga regjimi komunist të arratisur si nga Jugosllavia titiste njashtu edhe nga Shqiperia komuniste,dhe që strehoheshin në kampe, si në Greqi, Itali, Francë, Austri etj., me ndërhyrjen personale të Krasniqit pranë qeverisë amerikane erdhën në Amerikë. Komiteti Shqipëria e lirë,me këtë përkrahje ka punuar pa u lodhur në fushën diplomatike, politike dhe ushtarake për përmbysjen e regjimit komunist dhe vendosjen e demokracisë si në Shqipëri, njashtu edhe në Kosovë, veprimtari e cila i pengonte shumë krerët e UDB-së së Beogradit dhe Sigurimit të shtetit në Tiranë. Tani, kolosi i patriotizmit dhe nacionalizmit shqiptar, Prof Rexhep Krasniqi nuk jeton më, por unë i jam shumë mirënjohës për besimin fisnik dhe rrëfimet e tija të cilat m’i jepte në mirëbesim për të shkruar. E rrëfimet e tija ishin të gjata dhe të thukëta rreth veprimtarive të organizatave të ndryshme shqiptare të vilat vepronin në Amerikën andej Oqeanit. Kam të njuhura edhe shumë veprimtari rreth personaliteteve të krerëve të mërgatës shqiptare si për personalitetin e Xhafer Devës, Ago Agajt, Prof Luan Gashit, Hasan Dostit, Rexhep Krasniqit, Abaz Ermenit, hafiz Jusuf Azemit,Tajar Zavalanit, Qazim Prodanit, Ibrahim Biçakut, avokat Selim Domanit, Kalosh Hamdi Reçanit, Hysni Lepenicës, Athans Gegajt, Abaz Kupit, Sami Repishtit, Anton Arapit, Zef Oroshit, Ernest Koliqit dhe shumë të tjerë të cilët rreptësisht i survejonte dhe spiunonte UDB-a, por njëkosisht edhe agjenturat e Sigurimit nga Tirana.
UDB-ja e përshkruan nga shumë aspekte veprimtarinë politike të emigracionit shqiptarë të përmledhur në disa kategori dosjesh,të cilat në kapakët e tyre është e vënë sigla ,,Strogo tajno,, ( Tepër secret), madje të ndara në dosje të veçanta individuale dhe dosje kolektive për çdo grup apo organizatë të rradhëve të mërgatës shqiptare në Perëndim.Por, më duhet të përmend edhe atë se UDB-ja në arkivat e secret të cilat i mban të mbyllura hermetikisht në Bazën e saj në Batajnicë afër Beogradit…
(Sipas UDB-së,poashtu të trajtuar edhe nga SIGURIMI i Tiranës, disa nga liderët dhe krerët e mërgatës shqiptare, ishin si bashkëpunëtorë të okupatorit fashist gjerman ose italian). Shumica e tyre tanimë, ishin arratis shtigjeve të Greqisë, Austrisë, Italisë, dhe perms kampeve të tyre në perëndim dhe SHBA… Është me rëndësi të veçantë të përmendi se të gjitha grupet dhe organizatat e emigracionit shqiptarë në Itali, pos që përbëheshin nga shumë ideology të disa rrymave politike, kishin edhe antagonizmat e tyre të trazuara të cilat në mënyrë perfide dinte në raste të veçanta dhe me një metodë e strategji tinëzore i shfrytëzonte UDB-ja dhe KOS-I jugosllav për interese dhe qëllime të veta (duke u future edhe yënka e përçarrje nga më të ndryshmet).Kjo bënte që mërgata shqiptare nuk arrinte dot të mobilizonte dhe koordinonte unitetin dhe veprimtarinë e tyre politike në front kundër komunizmit titist dhe enverist !
Por, në periudhn e viteve 1945-1955 në rradhët e mërgatës shqiptare sin ë Itali dhe disa vende të perëndimit, veçanërisht në SHBA, (anipse kishin kaluar të yitë e ullirit nëpër kampet e ngritura nga IRO, VIÇÇ, POA dhe “Reggio Emilia” dhe ,,Latina,, në Bari dhe periferi të Romës), nën vëzhgimin e agjenturave greko-italiane dhe anglo-amerikane, ishin të survejuar sistematikisht edhe nga UDB-ja dhe SIGURIMI,por edhe nga disa sherbime të tjera secrete siç ishin ajo bullgare e rumune me në krye instruktorë të KGB-së ruse.dhe ndiqeshin këmba-këmbës…!
Ne Itali veprojne disa parti dhe grupe politike te emigracionit shqiptar. Me i rendesishmi nder to eshte Komiteti Kombetar “Shqiperia e Lire”, i formuar ne gusht te vitit 1949, me nismen e anglo-amerikaneve; pastaj Blloku Kombetar Indipendent, i formuar me 1946 me ndihmen e italianeve dhe te Vatikanit.
Blloku Kombetar “Shqiperia e Lire”, te cilin e perkrahin amerikanet, zhvillon veprimtari zbulimi ndaj Shqiperise, duke hedhur aty grupet e tyre ndermjet ajrit dhe detit. Veprimtaria e tyre e zbulimit ne Shqiperi verehet sidomos duke nisur qe nga viti 1949. Deri tani kane hedhur nje numer te madh grupesh, nga te cilat nje pjese eshte likuiduar sakaq nga ShSSh-ja (Sherbimi i Sigurimit te Shtetit), nderkaq pjesa tjeter ka arritur te veproje ne terren derisa kane qene te detyruar te emigrojne ne Jugosllavi, apo Greqi. Per kete qellim udheheqesit shqiptare ne emigrim gjate viteve 1940-1950 kane mbledhur vullnetare, te cilet deshirojne te mbeten ne Itali per t’u derguar kur e lyp nevoja per ne Shqiperi. Me aktivi ne kete propagande ka qene ish-majori i Zogut, Hyseni, i cili eshte nen mbikqyrjen e italianeve. Perfaqesuesit e partive politike shqiptare ne Rome gjate vitit 1950 bene vizita ne kampet e emigranteve ne Itali, me qellim per te rekrutuar njerez nga emigracioni ne partite e tyre. Perfaqesuesit e Ballit Agrar: Sait Kryeziu, Eqerem Telkaj dhe Shani Ferizaj, vizituan kampin në afersi të Barit dhe kampin Santa Faro, ku të shpeshta njëkohësisht ishin edhe vizitat e Xhafer Devës.
Ish-sherbimi i Inteligjences jugosllave, UDB-ja, ka pasur shumë dosje secrete, ndër to edhe një Dosje të veçantë dhe të plot të cilën ia kishte sajuar Kapedanit mirditor GJON MARKA GJONIT me pseudonimin ,,Princi,, kopien e të cilës njëkohësisht UDB-ja ia kishte dorëzuar edhe SIGURIMIT të Tiranës në bashkëpunim dhe për ,,nevoja interne,,!
GJON MARKA GJONIT, i lindur më 1889,nga fisi i Mirëditës.Kulla e tyre në Orosh ka qënë me nam! Gjon Marka Gjoni gjatë kohës së Luftës së Parë Botërore dhe pas saj ka qënë me serbët, mirëpo më pas i dha besën Zogut, i cili e emëroi kolonel në rezervë.
Gjate kohes se okupimit italianet i dhane titullin e “princit”, duke e bere senator te Mbreterise se Italise: me kete rast iu organizua nje pritje e madhe ceremoniale ne Rome nga ana e Musolinit. Ata i dhane, po ashtu, nje post te larte djalit te tij, Mark Gjon Markajt, duke e bere minister ne qeverine kuislinge.
Nen gjermanet Gjon Marka Gjoni ka qene njeri nder iniciatoret e “Liges se Shkodres”, e cila turbonte kreret e fiseve shqiptareve te Veriut ne lufte kunder Ushtrise Nacional-clirimtare, si dhe per mbrojtjen e vijes se zmbrapsjes se gjermaneve.
Gjon Marka Gjoni jeton tani ne Rome. I takon Bllokut Kombetar Indipendent. Udheheqes ideore te Bllokut jane Ernest Koliqi, Ismail Verlaci, Kole Bibe Mirakaj dhe Ndue Gjomarkaj. Bashke me Gjon Marka Gjonin keta vendosin per politiken dhe qendrimet e Bllokut.
Ne korrik te vitit 1949 ne Rome vjen koloneli anglez, Maklin, i cili gjate kohes se luftes ka qene shef i misionit ushtarak tek udheheqesit e guerileve nacionaliste ne Shqiperi me qellim qe punoje per krijimin e nje trupi te perbashket politik, qe do te perfaqesonte gjithe grupet emigrante ne Perendim. Ne konferencen e thirrur prej tij, nga perfaqesuesit e partive te ndryshme politike ka qene i pranishem dhe Gjon Marka Gjoni, i cili, bashkë me të birin Nduen, kanë shumë miq dhe lidhje të ngushta me Kishën Katolike dhe Vatikanin.
Gjon Marka Gjoni ka ndikim te madh ne popullin e Shqiperise Veriore dhe si ai, shtepia e tij, njihen ne tere Shqiperine. Ndikimi i tij kohet e fundit eshte shtuar, sepse njerezit e vet kane qene ne kontakt me popullin e atyre fiseve, duke i ndihmuar rezistencës së popullit kundër regjimit të Enver Hoxhës.
***
Ja edhe një letër e shkëputur nga dosja e UDB-së e Gjon M. Gjonit, dërguar Mark Arapit, emigrant në Jugosllavi.
Rome, maj 1952
I dashuri miku im Mark Arapi,
Shpresoj qe ti dhe shoket te jeni shendosh e mire. Edhe ne nuk jemi keq. Te them sinqerisht se kam filluar te merzitem. Jam i shqetesuar me shume per problemet e Shqiperise dhe nuk e di sa do te zgjase kjo. Duhet te japim cdo gje nga vetja dhe i lumte atij qe qendron deri ne fund.
Jemi te shqetesuar nga premtimet dhe fjalet, te cilat perseriten vazhdimisht se Shqiperia do te clirohet se shpejti nga rregjimi i Enver Hoxhes, Mehmet Shehut dhe klikes se tyre, por gjendja aktuale tregon se kjo nuk mund te arrihet brenda nje kohe te shkurter. Por lere kete pune, kjo ceshtje nuk eshte ne duart tona. Ne mbetem me sy dhe veshe hapur, duke shikuar, duke degjuar, duke pritur nga cdo ane qe dikush ta meshiroje Shqiperine e mjere dhe popullin e saj qe vuan nga diktatura e Enver Hoxhes dhe shokeve te tij. Populli yne sot heq te njejtat mundime, qe hoqi Jezu Krishti ne Golgota.
I dashuri Arapi, ne emigrantet qe gjendemi ne keto vise, sic e di, jemi te ndare ne shume grupe dhe parti, me fjale te tjera, shpirterisht jemi te thyer e te shpartalluar, megjithese po perpiqemi te bashkohemi. Dashte Zoti qe kjo deshire te na plotesohet!
Me beso se tani per tani BKI eshte partia me e shendoshe, e cila punon me mish e me shpirt dhe perpiqet per te miren e pergjithshme te popullit shqiptar dhe jo per interesa personale, sic punojne disa.
Me gezon shume jashtezakonisht qe te gjithe ju emigrantet ne Jugosllavi jeni te bashkuar dhe s’harroni se keta emigrante kane qellimet me te mira per lumturine e popullit shqiptar dhe se nga ju presim clirimin e Shqiperise nga rregjimi i Enverit dhe Mehmetit dhe klikes se tyre.
Si do t’i behej halli clirimit tone sikur te mos ndiqnit kete rruge, meqe rruge tjeter s’ka?
Tani ta leme kete muhabet. Ka kohe qe nuk te kam shkruar, te lutem te mos me zemerohesh. Nuk ka pasur arsye tjeter, vecse kam qene i merzitur dhe pa qejf. U gezova kur ti, Nikolla dhe Ndue Pjetri me shkruat se jeni mire me shendet dhe te sigurte. Me vjen mire qe jeni bashke. Jam shume i shqetesuar, sepse ka shume kohe qe nuk kam kurrfare lajmesh nga Shqiperia, prandaj ju lus qe nese mesoni dicka te me informoni.
Pjetri me shoke ende nuk eshte kthyer. Ndoshta s’ka mundur ose nuk ka dashur, por lus Zotin vetem te jete shendoshe e mire. Te lus qe te me shkruash dhe te me tregosh te verteten sesi po jetoni dhe c’perpjekje po beni ju mirditasit. A ka mes jush edhe ndonje tjeter qe e ka nxjerre shpaten. Me shkruani per seicilin vec e vec, sepse deshiroj ta dij.
Nuk kam tjeter c’te te shkruaj, por lus Zotin te jesh shendosh e mire. Me shkruaj me shpesh, mos u beni dembele ju te rinjte, sepse jam i sigurte se ju ende jeni te afte dhe ju punon dora.
Ju pershendet ngrohtesisht
Kapedani i dashur dhe i paharuar Gjon M.Gjoni, d.v.
Faksimil dokumenti sekret
Të përqëndrohemi rreth çështjes se si UDB-a e survejonte dhe spiunonte me agjenturat e saja Xhafer Devën në Amerikë:
…Nuk është gjë e panjohur se gjatë regjimit totalitar komunist sin ë Jugosllavinë e Titos njashtu edhe në Shqiperinë e sunduar nga Enver Hoxha, se të gjithë oersonat me përkushtim të cilët ecnin në rrugët mjaft të vështira dhe me shumë peripeci e barikada siç ishin krerët e mërgatës shqiptare në përjithësi ,ashtu ndodhi edhe me Xhafer Devën ishin të përbuzur, të ndjekur dhe të spiunuar, të vëshguar, të arrestuar, ndjekur e burgosur si ,,armiq të popullit,, e një numri të caktuar bile as sot nuk u duhen varret !
***
Xhafer Deva pas daljes së tij në Amerikë, ai nisi veprimtarinë për kauzën kombëtare me organizatën ,,Lidhja e Prizrenit,, / e formuar në mërgim, dhe njëkohësisht ishte vë në lidhje bashkëpunimi me straugturat e CIA-s. SIS britanik she Shërbimeve secrete të Italisë, nga që më herët kishte njohje! Pas dërgimit të grupeve diversante nga ana e Bllokut dhe Legalitetit, Xhaferi njëkohësisht dhe paralelisht me to kishte vërë në stërvitje grupe shqiptarësh vullnetar për t’u hudhur me parashutë në Malet e Mirditës madje nga këtej duke u kalamendur maleve të Gjagovës të futeshin me mission në Kosovë. Ai shpesh vizitonte këta grupe gjatë stërvitjes në bazën ushtarake angloamerikane ,,Kompania 4000,, në Mynig , skatësisht në Kaizerslautern.Kjo bazë njëherit, pa mëdyshje ishte edhe në vëzhgimin e disa Shërbimeve të fshehta, e që me shumë interes këta ndiqeshin nga UDB-a jugosllave dhe Sigurimi I shtetit të Tiranës.
Tanimë, Deva kishte caktuar edhe kryetarin e grupit prej shatë vetash që përbenin këtë mision me në krye kapitenin Riza Osmanin me pseodonimin ,,Oskar,, dhe në këtë grup bënin pjesë edhe Hajredin Vuçitërna, Ahmet Kabashi, Shaqir Kabashi, Musa Vuçitërna, Beqir Bajgora dhe Destan Berisha me pseodonimin ,,Amedeo,, dhe njëkohësisht zëvëndës i ,,Oskarit,, ! Bashkë me këtë grup ishin edhe dy parashutistë të ,,Bllokut,, dhe që të gjithë ishin tanimë të armatosur dhe në pritje për fluturim në Laje të Mirëditës, ishin në ankth të adhurimit të frikshëm dhe në pritje të datës / mesnatë të 25-26 qershor të vitit 1950 kur do të niseshin nga Bari I Italisë… Edhe ëndërrat e tyre ishin të lloj-llojshme, përplotë ngjyra të bukura fushash dhe shkrepa malesh si thika që e bënin vendin ku do të zbarkonin si parashutistë, vullnetarë të vdekjes…!
Grupi ,,Oskar,, kishin për detyrë që me të zbritur nga qielli, të bashkoheshin me grupin e Gjon Gjinajt, respektivisht grupit të Alush Leshanakut i cili tanimë tërë Sigurimin e shtetit e kishin çuar në këmbë dhe në gjëndje mobilizimi dhe lufte të heshtur… Dhe madje, pas takimit mes ture, kishin detyrë që sa më shpejt dhe pahetuar të edhe me përkrahjen e Kol Çunit me pseodonimin ,,Niki,, të kalonin në drejtim të maleve të Gjakovës, e prej ku do të merrnin edhe kontaktet e para me të preferuarin e Devës, Tahir Hoxhen , duke kaluar përfundimisht në Kosovë. Tanimë për tërë këtë aktivitet kishte edhe UDB jugosllave në Beograd e cila me depeshe të shifruar njohtonte UDB në Prishtinë dhe Shkup, duke nënvizuar se ,,Xhafer Deva ishte në lëvizjë,,!
Duhet të cekim se nga vetë Xhafer Deva dhe misionarët e CIAs dhe të Zyrës Amerikane të Shërbimit të Jashtëm grupi I parashutistëve kosovar të quajtur ,,Oskar,, kishin marrë përfundimisht edhe direktivat dhe detyrat për punë informative në teren… Gajtë zbarkimit gjatë asaj nate vere, njëkohësisht sipas informacioneve që kishin nga Sërbimet informative ruse, tani si zakonisht edhe Sigurimi kishte ndërmarrë masat më të hollësishme, dhe duke e rrthuar vendin e caktuar, pa pritmas pos a nisi zbarkimi, gjersa parashuristët kosovar ende gjendeshin në qiellin e hapur, nisin rrafale krismash nga armë më të ndryshme në përballje me grupin e armatosur të Alush Leshankut, të cilët zhvilluan një përleshje të tmerrshme dhe të përgjakur gati gjer në orët e mëngjesit të 26 qershorit 1950, ku mbetën të vrarë shumë ushtar dhe sigurimca, madje edhe nga ana e parashuristëve kishte të vrar, në mes tyre vriten edhe Ndue Frisku dhe Riza Osmani- ,,Oskari,,! Oficerët e ,,Sigurimit,, konfiskuan mjaft armatim modern amerikan, disa radiolidhëse, mjete të tjera veshmbathje etj si dhe një strajcë të mbushur me napoleona floriri, të cilin , sipas direktivës, duhej t’i dorëzohej Alush Leshanakut një pjesë dhe dy pjesë të tjera Kol Çunit dhe Gjon Gjinajt… Është interesante, se megjithatë, asaj nate grupi kosovar I Xhafer Devës me dy legjendat e ,,Bllokut,, edhepse të plagosur Alush Leshanaku dhe Gjon Gjinajt, nxiren nga rrethimi dhe fshehurazi gati dy muaj nëpër male nga Malësia e Gjakovës vullnetarët e vdekjes në krye tanimë me Destan Berishën, hidhen në Kosovë… Agjenturat dhe rrjetë spiunazhi nga këta anë të UDB-së tanimë krahas informacioneve që kishin, punët e tryre i kishn koordinuar në maksimum dhe Sheh Hasani ishte vënë në lëvizje operative. Pasi, paraprakisht kishte njohje me te Hajredin Vuçitërna, vajti te Sheh Hasani për ta ndihmuar. Pork y, gjithmonë sipas instrukcioneve të UDB-së I thotë Hajredinit se do ta ndihmonte dhe nuk do të kishte kurfarë pasojash vetëm me një kusht: nëse vihej në bashkëpunim me UDB. Ashtu edhe u bë. Më vonë Hajredini, pas shumë ditësh e netësh të gjata, në bisëda informative dhe shumëçka nga nga sfera e agjenturave amerikane dhe mërgatës shqiptare, e veçmas rreth veprimtarive të Xhafer Devës dhe lidhjet e tija me Shërbimet secrete angloamerikane dhe italiane, Hajredin Vuçitërna vihet në bashkëpunim, por edhe duke pohuar njëkohesisht oficerëve të UDB se ky e kishte vrarë kapetanin Riza Osmanin dhe se florii që ka pas ai në një strajcë të siguruar me patënt, diku do të ketë mbet në male ose e kanë konfiskuar oficerët ë SIGURIMIT.
Pas shumë peripecish dhe planesh agjenturore e spiunazhi UDB-ja arrin që Hajredin Vuçitërnën ta dërgon me mission të caktuar në Itali dhe prej andej të ndërmerte aksionin për ta likuiduar Xhafer Devën. Por, ky plan tinzar dhe perfid i spiunazhit jugosllav mbet i dështuar dhe i parealizur…
***
Tanimë UDB-a kishte përgatit kurthet dhe planet e veta të spiunazhit, duke e vë në lëvizje edhe agjentin me nofkën ,,Kenan,, i cili punonte në ambasadën e Turqisë në Shkup, dhe i cili sipas instrukcioneve të agjenturës jugosllave përmes postës diplomatike në drejtim të Stambollit i dërgoheshin ,,informacione të duhura,, Xhafer Devës. E ky, duke qënë i mendimit se për arsye të marrëdhënieve të mira mes Turqisë dhe Jugosllavisë posta e saj diplomatike nuk kontrollohej nga UDB-a dhe këtë e mërrte si të sigurt, duke mbajt për vete edhe informacionet që i vinin si të vërteta e të sakta , ku në mesin e tyre, faktikisht kishte edhe dizinformacione.Sepse, kështu vepronte UDB dhe mbante nën vëzhgim të rreptë jo vetëm krerët e mërgatës shqiptare në Perëndim, por edhe persona të veçantë apo lidhje të veta operative duke i përpunuar si kategori, ose të ndarë nga fusha e zbulimit dhe kundërzbulimit.Dhe, për të shkruar më thellësisht rreth këtyre çështjeve të ndërlikuara operative dhe të spiunimit udbashian, apo të metodave dhe mënyrës së vëzhgimit, ndjekjes dhe përpunimit operativ, duhet shkruar me dhjetëra e qindra faqe tekst…
…Sipas një raporti të karakterit të analizës zyrtare të UDB-së që më kishte rënë në duar gjersa isha në sektorin e IV të SDB në Shkup, e që ende mbante siglën ,,Sekret shtetëror,, lexoja hollësisht dhe nxjerja konkluzionet e mia: UDB-ja pas shumë orvatjesh, biseda e planesh që kishte thurrë, e kishin pais Hajredin Vuçitërnën me një pasaport falco dhe e kishin nxjerr përmes ,,lidhjeve,, të tyre agjenturore në Triestë, për në Itali, prej ku Hajredini do të shkonte në Bari ku pasi të takohej me Xhafer Devën, do ta vriste. Kjo ishte detyra që kishte marrë Hajredini…Ashtu siç kishte vë më në lojë UDB-ja edhe një agjent kroat për të vrarë doktorin Ante Paveliqin nga rradhët e emigracionit kroat… Megjithatë, spiunazhi jugosllav, kishte kurdis lojen e tyre ndaj Hajredinit edhe në një pistë tjetër, duke I dhënë informacione agjentit ,,Kenan,, në ambasadën turke në Shkup, ku Devën e venin në dijeni si tanimë Hajredin Vuçitërna gjendej në Itali më mision të caktuar. Xhafer Deva, duke e njohur personalisht Hajredinin dhe huqet e tija, me një officer kundërzbulimi Italian shkon në Triestë, ku e nxjerr nga burgu dhe shkojnë bashkë në apartamanin ku banonte Deva në Bari. Gjatë bisedave të gjata mes tyre, Hajredini thotë Devës:,, Bac, unë më para do të vrisja vehten se ty!,, duke ia sqaruar hallin që kishte dhe se UDB-a e kishin munduar e torturuar, e kishin dërguar me detyrë të ta vriste Devën. Të gjitha këto Deva i kishte kuptuar mirë, dhe tani duke e marrë situatën në dorë, në bashkëpunim me agjentët e spiunazhit Italian e kthejnë Vuçitërnën me mission tjetër në Jugosllavi, e ku më pastaj, UDBJA duke e nuhatur dështinin, e dënojnë Hajredin Vuçitërnën me 20 vite burg të rëndë, duke ia montuar në mënyrë perfide dhe me mjeshtëri një process gjyqësor, ku si dëshmi përdoren mjaft të dhëna operative nga ky Shërbim, shumë letra, raporte etj si dëshmi për të dënuar, siç bënte ajo zakonisht kur mizorisht dënonte kosovarët para dhe pas kohës së Rankoviqit…
Kjo, zatën edhe ishte historia mjaft trishtuese dhe rrënq ethëse e grupit parashutist kosovar nën udhëheqjen e Riza Osmanit- ,,Oskar,, dhe mënyra se si UDBJA jugosllave survejoi dhe spiunoi Xhafer Devën si shumë të tjerë të krerëve të organizarave dhe grupeve të emigracionit shqiptar në Perëndim.