Komunikacioni në rrugët shtetërore po zhvillohet kryesisht nëpër rrugë të lageta.
Nga 15 nëntori, në fuqi hyri detyrimi ligjor për posedim të obligueshëm të pajisjeve dimërore në automjete, pa e marrë parasysh gjendjen momentale të motit. Ky detyrim do të zgjasë deri më 15 mars të vitit 2018.
Intensiteti i qarkullimit në rrugët jashtë mjediseve urbane është mesatar. Në vendkalimet kufitare nuk ka ndalesa më të gjata për hyrje dhe dalje nga shteti. Ky informacion ka të bëjë vetëm për anën e vendkalimeve kufitare të Maqedonisë.
LAMM rekomandon lëvizje të kujdesshme, shpejtësi të përshtatur të lëvizjes dhe pajtueshmëri me sinjalizimin e caktuar të qarkullimit. Në grykat është e mundur rrëshqitje e tokës, sidomos në rrugët: Koçan – Maqedonska Kamenicë – Dellçevë, Vinicë – Berovë, Gostivar – Strazhë, Mavrovë – Dibër – Strugë, Demir Kapi – Udovë, Katllanovë – Veles, Krushevë – Demir Hisar dhe Resnjë – Bukovo.
Ilinden SHA Strugë njofton se në pajtim me Miratimin për ndryshim të përkohshëm të regjimit të komunikacionit, në rrugën magjistrale A2, rruga Kërçovë-Ohër (Presekë – Pesoçan) në dy pika të kësaj lëvizje, nga 2+397km deri në 3+910km dhe nga 7+060k deri 11+498km nga e mërkura 20.09.2017 vendoset ndryshim i përkohshëm i komunikacionit me devijime (kalim nga njëra korsi në tjetrën) për çka është vendosur sinjalizim adekuat rrugor. Ndryshimi do të zgjasë deri në përfundimin e punëve ndërtimore.
Viadukt trejd njofton se nga 27.07.2017, për shkak të vendosjes së shtyllave elektrike në pjesën Hipodrom – Kadino, korsia e majtë do të jetë e mbyllur në kohëzgjatje prej 3 muajve.
Në drejtimin rrugor Negotinë – Demir Kapi, në pjesën prej Negotinës deri në vendin Ostrovë, komunikacioni do të zhvillohet përgjatë pjesës së autostradës së re në gjatësi prej 4 km. Nëpër këtë pjesë komunikacioni ndërkaq kthehet në rrugën magjistrale P103.
Viadukt njofton se do të kryhen aktivitete ndërtimore me kohëzgjatje prej 4 muajve në rrugën shtetërore AA2, aksi Gostivar – Kërçovë gjatë sanimit të strukturës së sipërme dhe të poshtme të urës MALI DOLL, KM101+606, e rregulluar me semaforë dhe sinjalizim dhe pajisje adekuat të komunikacionit.
Viadukt Trejd njofton se do të kryhen aktivitete ndërtimore me kohëzgjatje prej 4 muajsh në rrugën shtetërore A2, aksi rrugo Gostivar-Kërçovë për shkak të sanimit të strukturës së sipërme dhe të poshtme të urës MALI DOL km101+606 të rregulluar me semaforë dhe pajisje adekuate të komunikacionit.
Viadukt Trejd njofton se do të kryhen aktivitet ndërtimore me kohëzgjatje prej 3 muajve në rrugën shtetërore A2, aksi rrugo Gostivar-Kërçovë për shkak të sanimit të strukturës së sipërme dhe të poshtme të urës VISJAK DO km109+878 të rregulluar me semaforë dhe pajisje adekuate të komunikacionit.
Viadukt Trejd më 17.07.2017 njofton se do të kryhen aktivitete ndërtimore, rikonstruim i anës së djathtë të rrugës, me kohëzgjatje prej 6 muajve nga vendkalimi kufitar “Bogorodicë” deri në Gjevgjeli në gjatësi prej 5km.
Kompania Eskalatori MK SHPKNJP – Shkup njofton se do t’i kryejë punët ndërtimore për Rehabilitimin e korsisë në rrugën shtetërore A1, pjesa Veles (Shtip) – Gradsko dhe Gradsko – Veles. Komunikacioni do të zhvillohet nën regjim të lejuar të ndryshuar në periudhën nga 17.07.2017 deri më 31.12.2017.
SHN Granit informon se nga 27.06.2017 ka filluar me kryerjen e punëve ndërtimore në aksin rrugor A2 Gostivar-Kërçovë (pjesa Gostivar deri në f.Kollar) në gjatësi prej 28,5 km. Punohet në kryerjen e rehabilitimit të rrugës së asfaltuar.
Njëkohësisht kryhen punë ndërtimore në sanimin e urave të rrugën e njëjtë shtetërore. Për momentin kryhen punë ndërtimore në urën “Atanasova Reka” në gjatësi prej 110 km. Komunikacioni zhvillohet në një korsi dhe i njëjti është i rregulluar me semaforë.
Gjithsej kohëzgjatja e rehabilitimit të rrugëve dhe urave është paraparë të zgjasë 15 muaj, gjegjësisht përfundimi i aktiviteteve ndërtimore të paktën këtë moment është paraparë të përfundojnë në vitin
2018 në shtator.
Sipas njoftimit të Viadukt Trejd nga 11.05.2017, aktivitete ndërtimore – ndriçim elektrik do të kryhet rreth 6 muaj në pjesën Belvi në autostradën A2, E65, pjesa Hipodrom – Milladinovc.
Ilinden SH.A. Struga njofton se do të ketë ndryshim të përkohshëm të regjimit të komunikacionit në rrugën magjistrale A2, aksi Kërçovë – Ohër (Presekë – Pesoçani). Regjimi i komunikacionit është paraparë me devijime, gjegjësisht kalim nga njëra në korsinë tjetër, në gjatësi prej 2,5 km. Ndryshimi ka filluar nga 02.06.2017 nga ora 15:00, ndërsa do të zgjasë deri në ndërtimin e autostradës A2, pjesa Kërçovë – Ohër (Presekë – Pesoçan).
Shoqëria ndërtimore “Granit’ SH.A Shkup njofton se kryen punë ndërtimore në rrugën magjistrale A4, pjesa Sveti Nikole – Shtip. Nga 12.04.2017 është vendosur ndryshimi i përkohshëm i regjimit të komunikacionit në rrugën magjistrale A3, udhëkryqi te f. Kadrifakovë – udhëkryqi te fshati Tre çezmat.
SHN Beton SHA Shkup njofton se për shkak të kryerjes së punëve ndërtimore në rrugën magjistrale A4, Pjesa te udhëkryqi Kadino – udhëkryqi Hipodrom nga km 4+230 deri te km 9+330 komunikacioni
zhvillohet në pajtim me projektin e miratuar për regjim të përkohshëm të komunikacionit nga 03.04.2017 në kohëzgjatje prej 3 muajve. Njoftohen të gjithë pjesëmarrësit ta respektojnë sinjalizimin e vendosur rrugor për regjimin kohor dhe t’i përmbahen kushteve në rrugë.
SHA Beton SHA Shkup, njofton se duke filluar nga 27.02.2017, për shkak të punëve ndërtimore në rrugën magjistrale A2, aksi Gostivar-Kërçovë, pas udhëkryqit Mavrovë në rrugën drejt Kërçovës, komunikacioni do të zhvillohet një një korsi (prej 98+100 kilometra deri 98+900 gjegjësisht rreth 800m), në pajtim me projektin e miratuar për regjim kohor të komunikacionit.
Rekomandohet që pjesëmarrësit në komunikacion ta respektojnë sinjalizimin e vendosur rrugor për punë në rrugë dhe me kujdes të drejtojnë automjetet e tyre.
SHA Granit SHA Shkup për shkak të aktiviteteve ndërtimore në autostradën A1, korridori 10 nga 114+673 km deri 126+272km nga 22.11.2016 (e martë) është vendosur regjim i përkohshëm deri te udhëkryqi Demir Kapi. Komunikacioni zhvillohet në drejtim nga Shkupi drejt Gjevgjelisë dhe Athinës përmes rrugës rajonale P1102.
Nga 03.12.2016 është kryer ndryshim i regjimit të komunikacionit në pjesën e autostradës Kumanovë – Shkup nga 29+600 deri në 30+772km, lagjja Milladinovci. Është mbyllur edhe aksi rrugor për ndalim ku zhvillohen punët ndërtimore, ndërsa komunikacioni zhvillohet përmes korsisë së shpejtë dhe të mesme.
Shoqata ndërtimore “Granit” SHA Shkup Sveti Nikollë – Shtip kryen punë ndërtimore për ndërtimin e rrugës shtetërore A4 pjesa Sveti Nikollë – Shtip nga 26+396 deri në 47+107. Me fillim nga 21.)5.2015 tërësisht është mbyllur pjesa nga 28+520 (Sveti Nikollë) deri në 38+500 (udhëkryqi i përhershëm Kadrifakovë) dhe kjo mbyllje do të zgjasë deri në përfundimin e plotë të aktiviteteve (periudhë prej 2 viteve). Tërë komunikacioni rikahëzohet përmes rrugës rajonale P1204.
I paralajmërojmë shoferët të inkuadrohen me kujdes dhe me shpejtësi të zvogëluar nëpër vendet në të cilat kryhen punë në rrugë dhe të lëvizin sipas udhëzimeve nga sinjalizimi i ri i vendosur rrugor.
Komunikacioni në aksin rrugor A3 Prilep – Manastir – Resnjë përmes rrethrrotullimit Manastir është në ndërprerje për shkak të shembjes së dheut i cili është pastruar, por për shkaqe parandaluese komunikacioni megjithatë riorinetohet përmes qytetit të Manastirit. Në vendin e ngjarjes është vendosur sinjalizimin adekuat rrugor.
Për shkak të dëmtimit të urës në autostradën A1 Gradsko-Negotinë te Stobi në lumin Cërna, korsia e djathtë është mbyllur për qarkullim, ndërsa komunikacioni zhvillohet përmes korsisë së majtë. Është vendosur sinjalizim adekuat.
Informacione për qarkullim në aksin rrugor nëpër JASEN (Nga 1 prill të vitit 2017)
Aksi rrugor i cili e lidh qytetin e Shkupit me Makedonski Brod
Shkup në drejtim të Makedonski Brod nga ora 06:30-09:00 dhe 16:00-18:00
Makedonski Brod drejt Shkupit nga ora 05:00-6:00 dhe 18:30-20:00
INFO QENDRA
Tel. (02) 15-555.