Monday, June 9, 2025
Nabizi KUPA Gega
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeMaqedoniJa si është moti sot në Maqedoninë Veriore

Ja si është moti sot në Maqedoninë Veriore

Moti në Maqedoni do të jetë me diell me vranësira të vogla deri mesatare. Do të fryjë erë mesatare veriperëndimore, më i shprehur në rrjedhën e poshtme të Vardarit.

Temperatura e mëngjesit do të lëvizë prej minus 14 deri minus gjashtë, ndërsa ajo ditore prej minus pesë deri tre gradë.

Në Shkup do të mbajë mot i ngjashëm, me diell me vranësira mesatare dhe me erë mesatare veriore. Temperatura e mëngjesit do të bie deri në minus 10, ndërsa ajo ditore do të arrijë deri në minus dy gradë.

Gjatë fundjavës do të mbajë mot stabil dhe i thatë me temperatura të ulëta të mëngjesit dhe me kushte për mjegull nëpër lugina, sidomos të dielën. Të dielën pasdite vranësirat do të rriten, ndërsa të hënën gjatë ditës do të ketë reshje të borës me intensitet të dobët deri mesatar. Të martën do të fryjë erë mesatare deri e përforcuar veriore.

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments