*Moti sot do të jetë me diell dhe shumë ngrohtë. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare juglindore. Temperatura minimale do të jetë në intervalin prej 12 deri në 21 gradë, ndërsa maksimale do të arrijë 32 deri në 40 gradë.
Në Shkup, me diell dhe shumë ngrohtë me erë të lehtë deri mesatare juglindore. Temperatura minimale do të bjerë në 17 gradë, ndërsa maksimale do të arrijë 39 gradë.