Dy nga të lënduarit që gjenden në spitalin “8 Shtatori” të cilët janë me lëndime të rënda në kokë, janë në gjendje kritike dhe po mbahen në jetë nga aparatura për frymëmarrje. Sipas mjekëve, jeta e tyre është në rrezik.
Gjashtë nga pacientët sot do të lirohen për shërim shtëpiak, ndërsa në spital do të qëndrojnë 22 tjerë të cilët janë jashtë rrezikut për jetë.
Në Klinikën për anestezion, reanimacion dhe shërim intensiv janë sjell tre pacientë të cilët janë në gjendje kritike.
Vajza 19 vjeçare me lëndime trupore në pjesën e shpatullës është dërguar në operacion për momentin dhe ka të lënduar rëndë këmbën dhe po intervenohet.
Njëri nga pacientët që është kryer ndërhyrje kirurgjikale mbrëmë është po ashtu në gjendje të rëndë pasi ka të dëmtuar mëlçinë.
Në aksidentin tragjik kanë ndërruar jetë 14 persona, ndërsa autobusi dje është nxjerrë nga vendi i ngjarjes dhe është dërguar për ekspertizë për të vërtetuar shkaqet se si ka ndodhur aksidenti