LAMM rekomandon lëvizje të kujdesshme, shpejtësi të përshtatur të lëvizjes dhe pajtueshmëri me sinjalizimin e caktuar të qarkullimit. Në grykat është e mundur rrëshqitje e tokës, sidomos në rrugët: Koçan – Maqedonska Kamenicë – Dellçevë, Vinicë – Berovë, Gostivar – Strazhë, Mavrovë – Dibër – Strugë, Demir Kapi – Udovë, Katllanovë – Veles, Krushevë – Demir Hisar dhe Resnjë – Bukovo.
Ilinden SH.A. Struga njofton se do të ketë ndryshim të përkohshëm të regjimit të komunikacionit në rrugën magjistrale A2, aksi Kërçovë – Ohër (Presekë – Pesoçani). Regjimi i komunikacionit është paraparë me devijime, gjegjësisht kalim nga njëra në korsinë tjetër, në gjatësi prej 2,5 km. Ndryshimi ka filluar nga 02.06.2017 nga ora 15:00, ndërsa do të zgjasë deri në ndërtimin e autostradës A2, pjesa Kërçovë – Ohër (Presekë – Pesoçan).