Sunday, April 20, 2025
Nabizi KUPA Gega
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeShëndetësiJa si duket pasaporta “COVID-19” për qytetarët e Maqedonisë së Veriut (DOKUMENT)

Ja si duket pasaporta “COVID-19” për qytetarët e Maqedonisë së Veriut (DOKUMENT)

Të gjithë qytetarët që kanë pranuar dy dozat e vaksinave kundër COVID-19 mund të pajisen me certifikatë, apo të ashtuquajturën “pasaportë” COVID-19 për të udhëtuar jashtë shtetit. Bëhet fjalë për dokument vërtetim përmes të cilit dëshmohet se qytetari është vaksinuar me dy dozat e vaksinave, përcjell INA.

Dokumenti është i vërtetuar me vulë digjitale nga Ministria e Shëndetësisë, ndërsa çdo qytetarë mund ta sigurojë përmes mjekut amë. Periudha e kohëzgjatjes së sigurimit të këtij dokumenti është njëjavë, por gjatë periudhës së ardhshme pritet të shkurtohet.

 

 

Dokumenti apo pasaporta është e shkruar në maqedonisht dhe anglisht ku janë të shkruara të dhënat e pacientit si dhe periudhat e pranimit të vaksinave. Por një dëshmi për të udhëtuar jashtë është edhe ‘bar kodi’ në dokument, që mund të konfirmohet lehtësisht. Në Maqedoninë e Veriut deri tani dy dozat e vaksinës i kanë marrë 20.650 qytetarë, ndërsa 104.962 vetëm një dozë.

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments