Gjatë 24 orëve të fundit në mbarë vendin nga 3.323 teste të kryera janë regjistruar 721 raste të reja me virus. Në ndërkohë nga Instituti i Shëndetit Publik njoftojnë se janë shëruar 1753 pacientë, transmeton Alsat. Ndërsa betejën me virusin e kanë humbur 9 pacientë. Që nga fillimi i pandemisë, në vendin tonë janë regjistruar gjithsej 105.269 raste, prej të cilëve 93.942 janë shëruar, kurse 3.165 kanë ndërruar jetë. Vendi aktualisht ka 8.162 raste aktive.