Tuesday, November 26, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeMaqedoniJa sa shqiptarë jetojnë në Gjermani

Ja sa shqiptarë jetojnë në Gjermani

Ambasada e Republikës së Kosovës në Berlin, përmes një shkrimi në faqen e saj në Facebook’ ka bërë me dije se qytetarët me origjinë nga Kosova e që jetojnë në Gjermani nuk janë “listuar” në hulumtimin e Entit Federal të Statistikave.

‘Kjo nuk ka të bëjë me mospunën e Ambasadës së Kosovës në Gjermani as të Qeverive të Kosovës e Gjermanisë. Kosova si shtet i ri dhe qytetarët e saj me banim në Gjermani dalëngadalë, por sigurtë janë ‘listuar’ në të gjitha nivelet e pushtetit në Gjermani. Të dhënat për shtetasit e Kosovës ekzistojnë por meqë shteti ynë nuk është ende anëtar i OKB-së dalin vështirësi në publikimin zyrtar… Tërë kjo na sjell tek përfundimi: pak shtetas të Kosovës në Gjermani nuk jemi! Përkundrazi: sipas të dhënave (“gadi se” zyrtare) janë më shumë se 350.000 shtetas të Kosovës- me shtetësi të RKS, me shtetësi të RFGJ apo edhe me shtetësi të dyfishtë në Gjermani’, thuhet në postimin e Ambasadës së Republikës së Kosovës në Berlin.

Ndryshe numri i individëve me prejardhje të huaj në Gjermani ka arritur një rekord të ri në vitin 2017. Siç bëri të ditur, Zyra Federale e Statistikave në Republikën Federale të Gjermanisë jetonin vitin e kaluar 19,3 milionë gra, burra e fëmijë që kanë sfond migrimi.

Kjo përbën 4,4% më shumë se një vit më parë. Pjesa e përgjithshme e të huajve në numrin e popullsisë gjermane përbën 23,6%. Në Gjermani një person quhet me sfond migracioni, kur ai vetë, ose njëri nga prindërit nuk ka lindur me shtetësi gjermane. Rreth 51% e popullsisë me sfond migrimi janë gjermanë, 49% kanë një pasaportë të huaj.

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!