Friday, September 12, 2025
Nabizi Gega KFC
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeMaqedoniJa sa shqipëtar dhe maqedonas morën shtetësi bullgare gjatë vitit 2024

Ja sa shqipëtar dhe maqedonas morën shtetësi bullgare gjatë vitit 2024

Sipas të dhënave zyrtare nga autoritetet bullgare, gjatë vitit 2024 gjithsej 1,698 shtetas të Maqedonisë së Veriut kanë përfituar pasaportë bullgare.

Me këtë shifër, vendi renditet në pozitën e katërt në listën e shteteve me më së shumti shtetas që kanë marrë nënshtetësi bullgare gjatë vitit të kaluar.

Në listë kryeson Ukraina me 2,436 pasaporta, e ndjekur nga Turqia me 2,163 dhe Moldavia me 1,887. Pas Maqedonisë, në vendin e pestë renditet Shqipëria me 1,328 qytetarë që kanë marrë pasaportë bullgare në vitin 2024.

Nga 1 janari 2007 deri në qershor 2025, numri total i shtetasve të Maqedonisë së Veriut që kanë marrë pasaportë bullgare arrin në 216,594, duke e bërë vendin një nga kryesuesit në rajon për këtë fenomen.(INA)

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments