Me datë 13.04.2025, gjatë kontrolleve të komunikacionit rrugor të kryera në rajonin e Stacionit Policor Ohër, zyrtarët policorë kanë konstatuar 42 drejtues mjetesh motorike, të cilët brenda dhe jashtë vendbanimit i kanë drejtuar mjetet motorike me shpejtësi më të madhe se shpejtësia e lejuar Ohër-10, Strugë-11, Kërçovë-12, Dibër-09). Në përputhje me dispozitat e Ligjit për Sigurinë në Komunikacionin Rrugor, ndaj tyre janë paraqitur urdhërpagesa për kundërvajtje.
Në periudhën e ardhshme do të intensifikohen kontrollet në trafikun rrugor me qëllim të rritjes së sigurisë në komunikacion dhe forcimit të kulturës së komunikacionit tek drejtuesit e mjeteve motorike si pjesëmarrës në trafik.(Struga Ekspres)