Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë, deri tani janë aplikuar gjithsej 255.259 doza të vaksinave, ndërsa të rivaksinuar janë 38.806 qytetarë. Deri tani përmes ueb-faqes vakcinacija.mk janë paraqitur 395.776 qytetarë.
Sipas shifrave të fundit, 45.7% e popullsisë mbi 70 vjeç kanë marrë të paktën një dozë vaksine dhe 38.8% e popullsisë mbi 65 vjeç janë vaksinuar me të paktën një dozë vaksine.
Sipas të dhënave të ISHP-së gjatë ditës së djeshme u regjistruar 84 pacientë të shëruar, 51 raste të reja dhe 16 vdekje.Prej rasteve të reja 28 kishte në Shkup, Tetovë 5, Manastir dhe Vinicë 3, Prilep, Koçanid he Kërçova nga 2, dhe nga 1 në Kumanovë, Gostivar, Veles, Kavadar, Negotinë dhe Makedonski Brod.
Momentalisht në Maqedoni ka 2.932 raste aktive me COVID-19, ndërsa që nga fillimi i pandemisë me coronavirus janë diagnostifikaur 155.028 pacientë, ku 146.800 prej tyre janë shëruar dhe 5.296 kanë humbur jetën.
Në Repartet Infektive në Shkup dhe në spitalet në qytetet tjera ka 340 pacientë me coronavirus dhe ka rreth 559 shtretër të lirë. Për shkak të numrit të vogël të të infektuarve, spitalet mbyllën një pjesë të kovid qendrave.