Një vit qeveri, kryeministri Zoran Zaev para oborrit të Qeverisë deklaroi se kabineti i tij qeveritar për çdo ditë punon në ndryshime pozitive në të gjitha sferat e jetës.
“Për çdo ditë ndryshuam vendin për më të mirë, përmirësuam ekonominë, rroga minimale u rrit. Ndryshimet filluan pikërisht prej këtu, me ndryshimet ekonomike. 90 mijë qytetarë sot marrin pagë prej 12 mijë denarëve. Me këto hapa, ky vit është vit i stabilizimit ekonomike dhe në buxhetin 3,1 miliard denar kemi siguruar për rritjen ekonomike.
Deri këtë moment u realizuan 16 investime në vlerë prej 200 milionë dhe u punësuan 2750 qytetar të Maqedonisë. Çmimi i rrymës elektrike është liruar dhe taksa radiodifuzive është larguar.
Ne vendosëm për projekte reale dhe jo për projekte që përfshinë përmendore dhe fasada. Në Maqedoni do të ndërtohen 800 km autobana dhe për këtë arsye dokumenti “365 ndryshime” është i publikuar në internet faqen e qeverisë. Kjo qeveri është qeveri e hapur dhe transparente sepse të gjitha llogarit janë publike, ka ndryshime dhe përparim edhe tek sfera e mediave sepse tanimë ska sulme ndaj gazetarëve por janë të lirë të shprehin mendimin e tyre. E kthyem besimin tek policia sepse qytetarët besojnë tek policia, ata janë gardianët e shtetit.
Ky është shtet i të gjithëve, nuk ka më revanshizëm, nuk ka ndarje etnike, gjuhësore dhe në këtë kontekst miratuam edhe ligjin për përdorimin e gjuhëve. Ky ligj në tërësi garanton përdorimin e gjuhës maqedonase por edhe të gjithë gjuhëve tjerë në Maqedoni.
Para asnjë pengesë nuk ndaluam kur është në pyetje integrimi euroatlantik. Me Greqinë kurrë nuk kemi qenë më afër zgjidhjes, kjo çështje nuk është e lehtë për tu zgjidhur, por Maqedonia ka nevojë për lidership. Do të ketë referendum sepse qytetarët do ta japin përgjigjen, mirëpo Maqedonia ka nevojë për lidership.
Më në fund filluam të ecim përpara, Maqedonia sot është mike me të gjitha shtetet fqinje dhe jemi në rrugën e vërtetë sepse reformat esenciale janë të njohur nga të gjitha shtetet e BE-së. Këtë e dëshmon edhe rekomanimi i pastër i KE-së për Maqedoninë”, tha kryeministri Zaev.