Sunday, November 24, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeMaqedoniJa sa qindra mijëra administratorë paguhen nga buxheti i shtetit në Maqedoni

Ja sa qindra mijëra administratorë paguhen nga buxheti i shtetit në Maqedoni

Ministri i Shoqërisë Informatike, Damjan Mançevski pjesëmarrës në emisionin “Rruga drejt…”, deklaroi se deri më 31 dhjetor të vitit të kaluar në sektorin publik janë punësuar 128 mijë persona. Ndërkohë që raporti për vitin vijues do të publikohet kah fundi i muajit mars të vitit të ardhshëm.

“Sipas raportit të fundit vjetorë për punësime në sektorin publik që e jep gjendjen deri më 31 dhjetor të vitit të kaluar dhe të cilin e publikuam në mars në sektorin publik kemi numëruar diku rreth 128 mijë persona, gjë që I bie më pak se viti paraprak. Në këtë raport për herë të parë në historinë e kemi publikuar edhe numrin e të punësuarve në Shoqëritë Aksionare në pronësi të shtetit edhe pse nuk kemi obligim ligjor për këtë. Si dhe numrin e të punësuarve për kohë të pacaktuar dhe kemi arritur deri tek 140 mijë persona të cilët më 31 dhjetor 2017 kanë qenë të punësuar në sektorin publik. Ndërsa deri në mars të viti të ardhshëm do ta publikojmë raportin e saktë, me strukturë dhe të gjitha detajet për këtë vit”. Atë që e di deri tani dhe atë e kemi thënë edhe në konferencë për shtyp, është se gjatë vitit të fundit afro 6500 njërës e kanë braktisur sektorin publik”, deklaroi Damjan Mançevski, ministër i Shoqërisë Informatike.

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!