Sunday, November 24, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeMaqedoniJa sa persona nga Maqedonia e Veriut jetojnë në Gjermani

Ja sa persona nga Maqedonia e Veriut jetojnë në Gjermani

106,545 shtetas të Maqedonisë ka pasur deri në fund të Dhjetorit të vitit 2018 në Gjermani, thonë të dhënat e DESTATIS, agjensionit të statistikave të këtij vendi të Bashkimit Evropian (BE).

Mirëpo nga ky numër ndryshon shumë mënyra dhe leje-qëndrimet e tyre. Disa kanë leje-qëndrime të pakufizuara në kohë, disa të përkohshme, disa ndodhen me motive të përkohshme pune, disa përmes bashkimit familjar, disa për studime, disa si azilkërkues e kështu me radhë.

Në këto shifra nuk mund të përllogariten ata që janë duke qëndruar në mënyrë ilegale e të cilët gjenden në Gjermani pasi që u ka tejkaluar afati 3 muaj qëndrim sipas rregullës së liberalizimit të vizave nga BE.

Sipas shifrave të agjensionit gjerman të statistikave 77,015 qytetarë të Maqedonisë së Veriut kanë leje-qëndrim të pakufizuar, prej tyre 24,810 meshkuj dhe 21,450 femra, ndërsa me leje-qëndrim të përkohshëm janë 16,915 meshkuj dhe 13,840 femra.

Të tjerët, 29,530 ( e prej tyre  14,635 meshkuj dhe 14895f femra) gjenden në Gjermani po ashtu me arsye të ndryshme të tjera, përfshirë këtu sipas së drejtës së lirisë së lëvizjes sipas ligjeve të BE-së; pastaj se kanë bërë kërkesë për leje-qëndrim; disa të tjerë se u është suspenduar urdhri për dëbim apo edhe të tjerët që nuk kanë asnjë leje-qëndrim por janë duke pritur varësisht nga rasti dhe arsyeja e ardhjes në Gjermani.

Tabela: deri me 31 Dhjetor 2018:

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!