Ja sa persona kanë votuar në Maqedoninë e Veriut deri në ora 11:00

0
114
Whats-App-Video-2025-10-17-at-08-34-10-f653538d
Whats-App-Video-2025-10-17-at-08-34-52-b6aa2b7d

*Në konferencën e dytë për shtyp sot, Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve (KSHZ) informoi se pjesëmarrja deri në orën 11:15 në territorin e vendit, sipas të dhënave nga 3,139 vendvotime, është 9.3%.

Në zgjedhjet e sotme, votimi po zhvillohet në 3,474 vendvotime, ku 1,832,415 qytetarë mund të ushtrojnë të drejtën e tyre të votës deri në orën 19:00.

Në zgjedhjet lokale të vitit 2025, ka gjithsej 309 kandidatë për kryetarë komunash dhe 576 lista për anëtarë të këshillave komunale me gjithsej 10,490 kandidatë.