Nga 110 denarë për një litër benzinë, 71 denarë shkojnë jashtë shtetit për të paguar karburantin, gati 33 denarë i merr shteti, dhe 5 denarë i merr pronari i pompës dhe me ato para ai duhet të paguajë taksat, pagat dhe kontributet.
Taksa dhe akciza për çdo litër karburant të shitur është një e ardhur e konsiderueshme që çdo planifikues i buxhetit të shtetit e pret dhe e mbështet.
A e dini sa para merr shteti nga çdo litër i shitur nëpërmjet taksave, akcizës, tatimeve dhe taksave?
Në të vërtetë nuk ka pse të zemërohemi, të fajësojmë apo të kemi zili pikat e karburantit, pompuesit, bosët apo aksionerët e kompanive që janë në tregtinë e karburanteve. Sepse të hyrat e tyre caktohen nga Komisioni Rregullativ i Energjisë (KRRE), shkruan portali Faktor.
Sipas vendimit të fundit dhe aktual të KRRE-së, që është në fuqi që nga 22 qershori i këtij viti, shteti ju merr 30 për qind të parave që paguani për çdo litër naftë në pikat tona të karburantit. Nga 110 denarë të paguar për çdo litër, shtetit ju i paguani 33 denarë, gjegjësisht 30 për qind nga ato 110 denarë.
Shteti i merr këto para përmes akcizës, TVSH-së, taksës mjedisore dhe taksës për rezervat shtetërore të naftës.
Pronari i pompës së benzinës nga ato 5 denarë për litër të shitur duhet të paguajë: rrymë, taksa komunale, paga, tatim personal dhe kontribute, tatim fitimi, mirëmbajtje, për të mbuluar amortizimin dhe për të qëndruar për një investim të ri.
Sipas vendimit të fundit të KRRE-së, importi i derivateve të naftës është paraparë të paguhet maksimumi 71,3 denarë për litër. Për transportuesin ose pronarin e rezervuarit që i con cisternat në pompë janë të destinuara 0,95 denarë për litër.(INA)