Shkolla fillore “Ashim Agush” në Ladorisht e cila përfshin fshatrat e Ladorishtit, Frëngovës, Zagraçanit, Shumit dhe Teferiçit, këtë vit 2025-2026, do të ketë gjithsej 43 nxënës të klasës sē parë që do të ulen për herë të parë në bankat shkollore,njofton Struga Ekspres.
Fshati Ladorisht bashkë me Teferiçin kanë gjithsej 24 nxënës në klasë të parë që do të ulen në shkollën “Ashim Agushi”-Ladorisht.
Shkolla “Jeta e re në Frëngovë ka 12 nxënës për në klasë të parē.
Shkolla fillore “Baftjar Banushi” në Zagraçan, bashkë me Shumin kanë 7 nxënës.
Kujtojmë se ka edhe shumë prindër nga këto fshatra që i dërgojnë fëmijët e tyre në shkollën fillore të Strugës.(Struga Ekspres)