Ministria për vetëqeverisje lokale dhe Ambasada Zvicerane në Shkup sot prezantuan projektin “Zhvillimi rajonal i qëndrueshëm dhe gjithëpërfshirës” në shumë prej 5.4 milionë franga zvicerane që do të financohet nga Qeveria zvicerane.
Sipas ministrit Fazliu, paratë janë në dispozicion deri në vitin 2020. Fazliu tha se politika e zhvillimit të barabartë rajonal realizohet për shkak të problemeve reale në vend, dallimet e mëdha zhvillimore dhe pasojat në cilësinë e jetës së qytetarëve, sidomos në rajonet më pak të zhvilluara.
“Si segment veçanërisht i rëndësishëm i projektit, do të theksojë mbështetjen me mbi 2.5 milionë franga zvicerane për përgatitjen e projekteve në disa fusha të rëndësishme, si: nxitja dhe zhvillimi i turizmit, mjedisit hapësinor, infrastruktura e biznesit dhe përfshirja sociale. Kryesisht fjala është për projekte të infrastrukturës që mund të prodhojnë efekte të rëndësishme si dhe përgatitjen e dokumentacionit teknik për projekte të mëdha rajonale të cilat mund të aplikohen në fonde të tjera” – tha Suhej Fazliu, ministër i Vetëqeverisjes lokale.
Jemi të vetëdijshëm se duhen ndërmarrë shumë masa që të përmirësohet efikasiteti i politikave në zhvillimin rajonal. është e domosdoshme të ndahen mjete buxhetore sipas nivelit të zhvillimit planor të rajoneve, transparencë më të lartë dhe pjesëmarrje të qytetarëve në planifikimin dhe realizimin e zhvillimit rajonal – u shpreh Sibil Zuter Tehada, ambasadore e Zvicrës.