Wednesday, June 4, 2025
Nabizi KUPA Gega
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeMaqedoniJa sa kohë duhet të ngasësh për të karikuar një bateri të...

Ja sa kohë duhet të ngasësh për të karikuar një bateri të zbrazët të makinës

*Me shumë mundësi keni hipur në makinë, e keni ndezur dhe motori nuk ka reaguar. Bateria është bosh. Arsyeja? Një llambë, radio ose diçka tjetër e lënë ndezur që vazhdonte të konsumonte energji elektrike. Pasi të arrini ta ndizni automjetin tuaj me anë të mekanizmit të elektrizimit dhe t’i jepni baterisë një jetë të re, lind pyetja logjike: sa kohë duhet të ngasni për ta karikuar baterinë mjaftueshëm për ta ndezur përsëri?

Sipas klubit gjerman të automobilave ADAK, përgjigjja varet nga disa faktorë, siç janë mosha e baterisë, performanca e saj dhe temperatura e jashtme. Kjo është arsyeja pse nuk mund të jepet një shifër e saktë në kilometra ose minuta.

Megjithatë, ekziston një rekomandim i përgjithshëm: ngasni për të paktën 30 minuta, dhe në kushte më të këqija të motit deri në një orë. Mos e fikni motorin gjatë asaj periudhe. Mjafton të ngasësh me një ritëm normal, pa rritur panevojshëm numrin e rrotullimeve. Motori do të kryejë punën e tij pa presion shtesë.

Me këtë praktikë, bateria do të fitojë energji të mjaftueshme për t’u rinisur dhe do t’ju kursejë mundimin dhe kostot e mundshme të një baterie të re.

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments