Deputeti Krsto Mukoski, Oliver Radullov, i cili si i punësura në DSK, si dhe Nikolla Mitrevski Konjo dhe Mlladen Dodevski, të cilët janë të akuzuar për ngjarjet e 27 prillit, janë personat e parë të cilët kanë dërguar që dje kërkesë për amnisti.
Kryetari i Gjykatës Penale, Ivan Xholev konfirmoi për televizionin “Telma” se dje janë paraqitur 5 kërkesa, me çka emri i personit të pestë është i panjohur.
Kërkesa për amnisti për të akuzuarit dhe të dyshuarit do të ketë edhe disa ditë pune, ndërsa pastaj në afat prej pesë ditësh gjykata dhe prokuroria deri në Vitin e Ri duhet të sqarohet se a janë ato të pranueshme ose do të vazhdohet me procedurat.