Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve njofton janë hapur në kohë të gjitha vendvotimet dhe se procesi zgjedhor deri në ëkto momente rrjedh pa kurrfarë probleme. Sipas Admir Shabanit, zëdhënës i KSHZ-së, jehona e votuesve deri në ora 09:00 është 5.19 për qind.
Në njësinë e parë zgjedhore dalja e votuesve 6.58 për qind, ku më së shumti dalje është regjistruar në Komunën e Aerodromit, ku kanë votuar 10.13 për qind. Dalje më të ulët në këtë njësi zgjedhore është regjistruar në Studeniçan ku ka dalje prej 1.81 për qind.
Në njësinë e dytë zgjedhore dalja është 4.58 për qind, ku dalje më e madhe është regjistruar në Gjorçe Petrov 8,05 për qind, ndërsa dalje më të ulët ka në Likovë, ku dalja është 0,93 për qind.
Në njësinë e tretë zgjedhore dalja është 6.1 për qind ku Kriva Pallanka ka dalje më të lartë 8.31 për qind si dhe Probishtipi me 10.25 për qind dalje.
Në njësinë e katërt zgjedhore jehona e votuesve deri në ora 09:00 shkon në 7.66 për qind ku dalje më të madhe të votuesve ka në komunën e Novaci 10.80 për qind kurse dalje më e ulët është regjistruar në Konçe ku dalja është 2.42 për qind.
Në njësinë e pestë zgjedhore dalja e votuesve deri në ora 09:00 është 5.22 për qind, ku dalje më të madhe ka Krivo Gashtani me 13.1 për qind, kurse në Qendër Zhupë ka dalje më të vogël 1.01 për qind.
Në njësinë e gjashtë zgjedhore dalja është 2.59 për qind, ku dalje më e madhe e votuesve është regjistruar në komunën e Jugunovcit ku dalja është 4.17 për qind kurse më pak dalje të votuesve ka në Vrapçishtë ku janë regjistruar 1.39 për qind të votuesve.