Nikolla Gruevski do të mbrohet me gjashtë avokatë në rastin Titanik për manipulime zgjedhore. Përveç tij, edhe Mile Janakievski ka angazhuar katër avokatë, ndërsa ish ministrja e Brendshme, Gordana Jankullovska do të mbrohet nga tre avokatë.
Kiril Bozhinovski do të mbrohet përsëri nga tre avokatë.
I akuzuari Kire Todorovski, i cili ishte edhe dëshmitar në një prej rasteve të PSPsë poashtu do të mbrohet nga tre avokatë.
21 të akuzuarit e tjerë kanë nga një avokat, përfshirë këtu edhe Martin Protugjerin.
Kreu i VMRO DPMNE së ishte i pari që hyri në ndërtesën e re të Gjykatës Penale pasi prej sot ndërtesa e re është lëshuar për punë.
Nikolla Gruevskin, Gordana Janklovskën, Mile Janakievskin, Ilija Dimovskin e të tjerë, do t’i gjykojë gjykatësi Osman Shabani.