Musa Musai
Objekti shëndetësor i spitalit të Strugës, është i ndërtuar dikur gjatë vitit 1960 të shekullit të kaluar. Tani ai objekt nuk i plotëson as kushtet minimale për trajtim të mirëfilltë të pacientëve, për shërime prej sëmundjeve të ndryshme. Kapaciteti hapësinor, dhomat ku mjekohen të sëmurët janë shumë të ngushta dhe jo funksionale. Spitali i Strugës është lënë pasdore në mëshirën e kohës dhe Zotit. Pra ky spital asnjëherë nuk ka pasur dorën e mbështetjes prej Ministrisë përkatëse të shëndetësisë për ndonjë iniciativë të re.
Spitali i Strugës është një digaster shëndetësor në vetevete, në të cilin fuksionojnë shumë veprimtari medicinale: i pediatrisë, gjinekologjisë, internos, kirurgjisë, ndihmës së shpejt, disa ambulanca, si dhe kryerja e shumë analizave për diagnostifikime të sëmundjeve të ndryshme.
Në të punojnë mjek, specialist si dhe personele tjera të nevojshme shëndetësor, motra, mami, shofer etj.
Por në atë spital shihen dy gjëra të cilat janë shumë të dukshme dhe secilit i bije ë sy: mjekët të cilët me mish dhe shpirt mundohen të jenë në shërbim të pacientit si dhe kushtet shumë të mundimshme, të cilat janë shumë të cunguara. Shpesh ndodh për shkak të zmadhimit të numrit të pacientëve të sëmurë, një numër i madh i tyre nuk mund të pranohen, për ata kërkohet zgjidhje e cila është e përshpejtuar. Drejtori i spitalit bashke me mjekët gjithmone janë në shërbim dhe luftojnë me kushtet të cilat i kanë, ata tregojnë shembull human, heroikë dhe shumë të guximshëm.
Kisha lutur faktorët përkatës politik dhe donatorët e ndryshëm , spitalit të Strugës ti dilet në ndihmë për zgjidhje të përhershme të problemeve ekzistuese . Është koha e fundit që seriozisht të mendohet për ndërtim të një spitali të ri me të gjitha kushtet e nevojshme. Struga është qytet turistik, qytet i mbramjeve të poezive, kulturës dhe veprimeve të ndryshme sportive, prandaj e them se nuk e meriton këtë gjendje dënimi që është duke e përjetuar. Pradaj apeloj që të njëjten gjë ta bëjnë strukturat politike të Komunës së Strugës, partitë politike të cilat janë në pushtet, asociacione të ndryshme, etj.
Zgjidhja e përhershme për shërbime shëdetësore do të jetë ndërtimi i një spitali të ri, mjaft me ndërtime nga ana e Maqedonisë lindore.
Do të jetë e lumtur ajo ditë për gjithë ne, kur do të kemi një spital me të gjitha kushtet, në të cilin mjekët strugan janë mëshumë se meritor, për aftësitë që i kanë dhe shërbimet mjeksore të cilat do ti kryejnë.
Musa Musai /Struga Ekspres