Tuesday, April 22, 2025
Nabizi KUPA Gega
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeQytetiJa pse në spitalin e Strugës nuk kryhen më operacione! (VIDEO)

Ja pse në spitalin e Strugës nuk kryhen më operacione! (VIDEO)

Më shumë se tre javë pjesa operative e departamentit kirurgjik në spitalin e Strugës nuk funksionon për shkak të një defekti në pajisjen anestezike, respektivisht stacioni i gazit. Për shkak të kësaj gjendje, është e pamundur të kryhen ndërhyrje kirurgjikale. Rastet emergjente dërgohen në spitalin e Ohrit. Është thirrur riparuesi i autorizuar, por tani është duke u pritur prokurimi i pjesës së nevojshme të rezervës që nuk dihet kur do të arrijë.

Nga këtu gazrat e anestezisë shkojnë në procesin e operacionit dhe nëse këto reduktues nuk funksionojnë, asnjë prej nesh anesteziologëve dhe sigurisht edhe kirurgët nuk duan që jeta e pacientit ta vihet në rrezik për shkak të një problemi me pajisjet. Ne punojmë në një spital të vjetër, punojmë me pajisje të vjetra. Para 7-8 viteve ishte një delegacion japonez që po fotografohej pranë aparateve tona. Ata nuk kishin parë aparate të tilla me të cilat ne punojmë- deklaroi Aco Veljanoski- Drejtor i Departamentit të Anestezisë.

Pacientët, operacionet e të cilëve mund të presin, nga spitali i Strugës u japin dy opsione, të shkojnë në Ohër, ose të presin riparimin e defektit.

Kjo situatë tashmë po shkakton probleme në spitalin e Ohrit. Kirurgu Mirko Lekoski për Alsat tha se ka raste urgjente dhe tashmë të caktuara për operacion në Strugë. Dhomat dyshe janë shndërruar në dhoma katërshe dhe disa nga operacionet e planifikuara janë anuluar për shkak të mungesës së hapësirës.

Miki Trajkovski

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments