Friday, November 22, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeShëndetësiJa pse është aq e vështirë lërja e duhanit?

Ja pse është aq e vështirë lërja e duhanit?

Një studim i ri tregon se 43 për qind e femrave që e lënë duhanin gjatë kohës së shtatzënisë i rikthehen atij përsëri pak kohë pas lindjes. Pse kaq shumë?
Nuk është befasuese se nikotina të bën të varur, por çka ndodh në tru gjatë dëshirës për cigaren?

Nikotina vërehet në tru nga receptorët “nikotinikë”. Njerëzit gjithashtu kanë gjithashtu edhe receptorët “cannabinoid” dhe “opioid”, të cilët punojnë në mënyrë të ngjashme.

“Nuk ka vlerësime se çfarë receptorët kapin”, thotë në shkrimin e tij Dr. Daniel Glaser, drejtor i Galerisë së Shkencës në Kolegjin King në Londër.

The Guardian shkruan se këta receptorë nuk janë zhvilluar për njerëzit që të bëhen të varur nga drogat, por ato sigurojnë një rrugë më të drejtpërdrejtë që këto kemikate me bazë bimore të arrijnë në tru.

Me kalimin e kohës duhanpirësit përshtaten me praninë e nikotinës dhe zhvillojnë një tolerancë, që dërgon në dëshirimin e tyre.

Kjo do të thotë se varësia nga nikotina zhvillohet në mënyrë më themelore, kimike sesa varësia nga seksi, interneti, madje edhe çokollatës.

Nuk ka receptorë të internetit apo çokollatës, në vend të kësaj varësitë ndaj këtyre zhvillohen përmes rrugëve të tërthorta që lidhen me shpërblimin dhe kënaqësinë.

Jo të gjithë që pinë duhan bëhen të varur, por studimi tregon se kjo është ajo që e bënë të vështirë lënien e duhanit.

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!