Friday, November 22, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeMaqedoniJa përse u tërhoq Gruevski

Ja përse u tërhoq Gruevski

Nga VMRO-DPMNE kanë informuar mbi zhvillimet e djeshme në Komitetin Qendror ku dorëheqje të parevokueshme nga posti i kryetarit ka dhënë Nikolla Gruevski. Në komunikatën e VMRO-së thuhet se Gruevski këtë veprim e ka bërë si akt moral pas humbjeve në zgjedhjet.
Mes tjerash thuhet se Gruevski këto zgjedhje i ka cilësuar si më të parregullta deri tani ku janë vërejtur presione, kërcënime, shantazhe dhe blerje votash, por ka pasur edhe dëshpërim te një pjesë e votuesve tradicional të VMRO-DPMNE-së.
“Për këtë shkak, të detektimit dhe korrigjimit të këtyre dobësive, Gruevski ka theksuar se duhet të merret analizë serioze në detaje për rezultatin zgjedhor. Gruevski ka kërkuar nga anëtarët e Komitetit Qendror të votohet data e mbajtjes së Kongresit të jashtëzakonshëm dhe të zgjedhjet kryetari i ri i cili do ta rikthej VMRO-DPMNE-në në pushtet”, thuhet në komunikatën e VMRO-DPMNE-së, transmeton SHENJA.
Nga partia informojnë se në tentimin e parë për të votuar datën e kongresit nuk u arrit shumica prej dy të tretave, dhe më pas, Gruevski ka deklaruar se nuk bëhet fjalë për votim “pro” ose “kundër” tij dhe me argumente shtesë ka bindur anëtarët që të përkrahin vendimin që Kongresi i jashtëzakonshëm të mbahet në Vallandov.
Më pas është vendosur që Kongresi të mbahet më datë 22 dhe 23 dhjetor 2017 në Vallandov, ndërsa në përputhshmëri me Statutin e partisë, në të do të marrin pjesë 544 delegatë.

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!