Ja per sa kohe i ndajne binjaket e bashkuar

0
19

Kirurgët në Arabinë Saudite arritën të ndanin dy binjakë të ngjitur pas një operacioni që zgjati 9 orë dhe tashmë pritet që foshnjet të rekuperohen plotësisht.

Whats-App-Image-2025-10-03-at-22-54-06-f3965d67

Grupi i kirurgëve, i udhëhequr nga ish-ministri i Shëndetësisë së këtij vendi, Dr. Abdullah Al-Rabeeah, e realizoi me sukses operacionin e ndërlikuar në një spital në Rijad.

Të dy bebet mësohet se janë në gjendje të mirë shëndetësore. Binjakët, të cilët janë nga Jemeni, ndanin me njëri-tjetrin disa organe, përfshirë zorrët.

Arabia Saudite ka një ekip kirurgësh nga më të mirët për ndarje binjakësh. Ata kanë pasur sukses në 30 operacione të tilla në 20 vitet e fundit./ TCH


Whats-App-Image-2025-10-03-at-22-47-36-76a070c5