Ministria e shëndetësisë informon se numri i personave të infektuar në vendin tonë deri në orën 12.00, është 35.
Mëngjesin e sotëm pozitiv ndaj testit të koronavirusit kanë rezultuar katër persona nga Shkupi.
Gjendja e pacientëve është stabile.
Ministria njofton se gjatë mbrëmjes në Aeroportin e Shkupit kanë arritur dy avionë nga Brukseli, udhëtarët e të cilëve janë testuar dhe pasi që të dalin rezultatet do të lëshohen në shtëpi për vetëizolim shtëpiak.
Epidemiologët kanë kontrolluar udhëtarët që janë akomoduar përkohësisht në shatorë ndërsa gjatë ditës do të transferohen në një strukturë të caktuar për izolim grupor në Demir Kapijë.