Viktimat nga zjarri në diskotekën Pulse në Koçan do të varrosen sot. Në tragjedinë që ndodhi herët në mëngjesin e së dielës, 59 persona humbën jetën dhe mbi 150 u plagosën. Ceremonitë mortore do të bëhen në ora 11:00 në Shtip, në ora 12:00 në Koçan dhe në ora 13:00 në fshatin Obleshevë, ndërsa varrimi në vendet tjera ku ka të vdekur do të bëhet në periudha të ndryshme kohore.
Anëtarët e grupit të DNK-së që humbën jetën nga zjarri do të varrosen sot në Shkup dhe Strumicë. Këngëtari i grupit, Andrej Gjorgjeski, do të varroset në varrezat e qytetit të Butelit, ndërsa anëtarja e grupit dhe profesoresha në Fakultetin e Artit Muzikor , Sara Projkovska, në varrezat në Lisicë. Varrimi i muzikantit të ri nga Strumica, bateristi i grupit, Gjorgji Gjorgjiev do të bëhet në varrezat e qytetit në Strumicë.
Transmeton Struga Ekspres