Thursday, November 28, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeMaqedoniJa kush po fërkon duart për të hyrë në Qeverinë e Zaevit

Ja kush po fërkon duart për të hyrë në Qeverinë e Zaevit


Opozita shqiptare mund të mbetet vetëm me dy deputetë në opozitë. Të gjitha partitë parlamentare opozitare shqiptare përveç Aleancës për Shqiptarët, kanë shprehur ambicie për të qenë pjesë e shumicës. Për analistin Albert Musliu, kjo dukuri vjen si pasojë e frikës së humbjes së elektoratit, nga qëndrimi në opozitë. Ai nuk e sheh si pozitive përzierjen e shumë partive në koalicion pasi që sipas tij do të lindin përçarje të reja në ekzekutiv.

Ata e panë se mos-prezenca brenda Qeverisë kishte efekt negativ, duke filluar nga Besa ku erdhi deri te ndarja e partisë në dy pjesë. PDSH-ja këtu ka më shumë eksperiencë në skenën politike dhe e dinë më mirë efektin e mos prezencës në ekzekutiv se si ndikon edhe në elektorat edhe në tërësi. Nga ana tjetër Aleanca ka marr një drejtim tjetër dhe mendon se me ngeljen në opozitë, në këto rrethana do të mund ta përforcojë bazën e vete – thotë analisti Albert Musliu.

Ditë më parë, kryeministri Zaev tha se zgjerimi i koalicionit do të publikohet pas festave të majit, duke mos bërë të ditur se me cilën parti i kanë përafruar më shumë qëndrimet, edhe pse jozyrtarisht mësohet se LSDM-ja është e interesuar për pesë deputetët e Lëvizjes BESA, ndërsa BDI favorizon partinë e Thaçit.

Në mendoj se gjatë kësaj fundjave do të mbarojmë me këta bisedime. Pas festave të majti planifikojmë që të dal për ta informuar publikun dhe parlamentin për gjitha atë që do ketë të bëj me ndryshime në formacionin Qeveritar e pas saj edhe me ndërrimin e drejtorëve nëpër institucione të tjera. Jemi në fund të bisedimeve. Ende nuk dihet se cilat parti do të jenë pjesë e Qeverisë. Sipas të gjitha gjasave në fillim të majit organet dhe trupat e të gjitha partive do të sjellin vendime për atë që Zaev bisedon me kryetarët tjerë të partive. Ne jemi vetëm individë, ndërkaq në fund duhet që vetë organet përkatëse partiake të japin vendime – deklaroi Zoran Zaev.

Koalicionit mes LSDM-së dhe BDI-së, deri më tani u janë shtuar më shumë se 6 deputetë nga partitë tjera opozitare. Për shkak të numrit të vogël të deputetëve, kryeministri Zaev që nga fillimi kishte paralajmëruar zgjerimin e mazhorancës me disa deputetë./Alsat-M

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!