Në Kuvend ende po qëndron Ligji për çështjet sociale, që rregullon edhe pensionin social për të moshuarit mbi 65 vjet që nuk kanë asnjë të ardhur, apo nuk kanë arritur të sigurojnë një pension, për shkak të mungesës së stazhit të punës. Por ky pension social a do të jetë i mjaftueshëm apo vështirë të sigurohet ekzistenca e pensionistëve.
Por për kë do të vlejë ky pension social:
Pensionin e tillë do ta fitojnë të gjithë qytetarët që janë mbi 65 vjet, që nuk i plotësojnë kushtet për pension dhe nuk kanë asnjë ditë përvojë pune.
Të jenë shtetas të Maqedonisë së Veriut dhe të kenë jetuar në vend gjatë 15 viteve të fundit.
Pensioni nuk vlen për ato çifte të moshuar që marrin një pension (pavarësisht nëse janë të kurorëzuar apo jetojnë të ndarë).
Pensioni nuk vlen për ata që kanë prona dhe që përfitojnë para nga to, apo qira. Toka bujqësore nuk përfshihet
Pensioni do të jetë 6.000 denarë, apo 96.7 euro dhe çdo vit harmonizohet në përputhje me harxhimet jetësore.
Ligji është në Kuvend dhe se pritet të votohet në procedurë të përshpejtuar.(INA)