Tuesday, April 1, 2025
Nabizi KUPA Gega
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeShqipëriJa kush janë katër të rinjtë që humbën jetën tragjikisht në aksidentin...

Ja kush janë katër të rinjtë që humbën jetën tragjikisht në aksidentin në Fushë-Prezë (VIDEO)

*Gazetarja e Top Channel, Kleida Muka ka zbuluar identitetin e katër të rinjve që humbën jetën tragjikisht në aksidentin në Fushë-Prezë.

Ata janë Enejdi Laçi, Erildi Laçi, Enrikejd Kurti dhe Andi Laçi.

Ndërsa Aleksandër Krrashi është drejtuesi i betonieres, i cili u largua në momentin e aksidentit, por u kap më vonë nga policia dhe ndodhet në komisariat.

Pas hetimeve rezultoi se automjeti që drejtohej nga shtetasi Enejdi Laçi, 25 vjeç dyshohet se është përplasur me automjetin betoniere të drejtuar nga Aleksandër Krrashi, 24 vjeç, i cili pas aksidentit ishte larguar nga vendi i ngjarjes.

Si pasojë e përplasjes automjeti është përfshirë nga flakët dhe drejtuesi i automjetit Enejdi Laçi, 25 vjeç dhe tre pasagjerët në mjetin e tij Erildi Laçi, 20 vjeç, Enrikejd Kurti, 24 vjeç dhe Andi Laçi, 22 vjeç janë djegur për së gjalli brenda mjetit.

 

 

Drejtuesi i automjetit betoniere shtetasi Aleksandër Krrashi, 24 vjeç, i cili u largua nga vendngjarja është shoqëruar në komisariat.

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments