Monday, March 17, 2025
Nabizi KUPA Gega
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeMaqedoniJa kush ishte shkaku i nxitjes së zjarrit që solli tragjedinë në...

Ja kush ishte shkaku i nxitjes së zjarrit që solli tragjedinë në Koçan

*Gazetar: Bashkim Sulejmani

Fishekzjarrët mbeten edhe më tej sipas informatave të para të prokurorisë, shkak për zjarrin që u shkaktua në disko klubin në Koçani, ka deklaruar prokurori publik Ljubço Kocevski, pas hetimeve të para të bëra në këtë klub. Kocevski nuk dha më tepër detaje lidhur me këtë rast, me arsyetimin se, në vendngjarje ende po vazhdon hetimi

“Shkaqet tek tani do të përcaktohen, tani për tani vetëm mund të themi se po ndërmerren veprime në bazë të shkaqeve të zjarrit. Informacionet e para janë ato, por për momentin nuk mund të themi asgjë duke pasur parasysh se po kryhen hetime në vendngjarje”, tha Ljubço Kocevski. Porokuror publik.

Edhe pse nuk zbuloi për sa persona bëhet fjalë, Kocevski tha se po punohet në drejtim të ngritjes së urdhëresave për personat e mundshëm përgjegjës për shkaktimin e zjarrit. Prokurori Kocevski ka shtuar se brenda pak orësh do të dihen personat që ndaj të cilëve do të ketë urdhëresë për sigurimin e tyre.

“Për momentin ende po lëshohen urdhëresa si në aspektin e ndërmarrjes së ekspertizave ashtu edhe në ndërmarrjen e veprimeve dhe grumbullimin e dëshmive. Për momentin nuk mund t’ju themi asgjë sepse kjo është pjesë e prokurorëve publik. Prokuroria për momentin nuk ka informacione të tilla se sa persona kanë qenë, sa ka qenë kapaciteti etj. Sapo të përfundojë hetimi dhe të jepen urdhrat e nevojshëm, do të dëshmojnë personat që mund të jenë të akuzuarit potencial etj”, shtoi Ljubço Kocevski. Prokuror Publik./Alsat.mk

REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments