Ështe zhvilliuar mbrëmjen e djeshme takimi me bashkqytetarët e fshatit Kalishtë, në një nga ambientet e shkollës fillore në fshat, ku temë kryesore diskutimi mes të tjerash ka qenë edhe zgjedhja e kryesisë së re të fshatit. Të pranishëm ishin një numër i konsiderueshëm i bashkqytetarëve, të cilët shprehën dëshirë për të rifreskuar dhe për ti dhënë një frymë të re fshatit me antarë të ri në kryesi dhe me ambicie ndryshe nga e kaluara.
Kështu,propozimet kanë qenë të ndryshme për kryesinë e re dhe ideja e zgjedhjes u mbështet fuqishëm pa asnjë kundërshtim. Pra kryesia të përbëhej nga djemë të ri në moshë dhe pjesa dërmuese të ishte e diplomuar, natyrisht kjo e ndërthurur me anëtarët e tjerë të cilët ndonëse jo me këto kushte, shfaqën dëshirë dhe motivim të plot për një të ardhme të suksesshme duke mbështetur me vetëdije të plot anëtarët e tjerë.
Ndryshe nga vitet e shkuara, kryesia ka më shumë anëtar në bordin e saj, dukë bërë kështu më të lehtë për secilin nga ata barrën të cilën do kenë në vitet në vazhdim.
Kështu ish kryetari Guri Sadiku ka dorzuar detyrën e tij për Fatmir Dautin i cili do të ushtrojë këtë rol në vazhdim, zv. kryetar-gjegjësisht nënkryetar janë zgjedhur Nexhmi Aliu dhe Ardit Mustafai. Barrën e arkëtarit e ka marrë Jetmir Mimini kursye pjesën tjetër të ngelur si këshilltarë apo sekretar e kanë përmbushur: Leotrin Elmazi, Taulant Sefedini, Mustafa Maksuti, Miron Alushi dhe Rini Sadiku.
Vlen të theksohet fakti se kjo është kryesia më e re duke parë mesataren e viteve, e zgejdhur ndonjëherë në fshat. Urojmë dhe shpresojmë që aftësitë e tyre të shërbejnë gjithmonë pozitivisht në karvanin të cilin do ta tërheqin.