Nënkryetari i Aleancës për Shqiptarët, Remzi Mehmedi këto ditë po qëndron në Zvicër. Gjatë ditës së djeshme Mehmedi mori pjesë në mbledhjen e Degës së Aleancës për Shqiptarët në Zvicër.
Mbledhje kjo e para pas zgjedhjes së kryetarit të degës, Gëzim Sula.
Sipas burimeve të portalit tonë në këtë mbledhje janë zgjedhur 2 anëtarë për në Kuvendin Qendror të ASH-së Enver Sulejmani dhe Nusret Aliu, si dhe nënkryetarët Shuhip Mashkullu dhe Bujar Ajdari dhe sekretari i Degës së Aleancës për Shqiptarët-Zvicër Natmir Mehmedi.