Saturday, May 10, 2025
Nabizi KUPA Gega
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeMaqedoniJa kur parlamenti do ti miratojë pensionet sociale prej 6 mijë denarë...

Ja kur parlamenti do ti miratojë pensionet sociale prej 6 mijë denarë dhe ndihmat prej 12 mijë denarë


Diskutim publik për propozim-ligjin për mbrojtjen sociale sot do të mbahet në Kuvend, ku do të merr pjesë edhe ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Mila Carovska.

Propozim-ligji për mbrojtjen sociale është një nga tre ligjet rregullativ të reformës sociale, me të cilat transformohet shoqëria dhe mënyra në të cilën shteti kujdeset për kategoritë e prekshme, por pritet të vendoset edhe ndarje e drejtë e mjeteve, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Ministria e Punës dhe Politikës Sociale, e cila përgatiti reformën sociale, pret që deputetët në të ardhmen e afërt të miratojnë ligje që mundësojnë reforma sociale dhe që pritet të sigurojnë një jetë më cilësore për të gjithë qytetarët.

Sipas vlerësimeve të MPPS-së, me reformën sociale 400 mijë qytetarë do të tërhiqen mbi vijën e varfërisë, por për çdo fëmijë do të ofrohen mundësi të barabarta.

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments