Në mes të mjekëve dhe pacienteve shtatzane, nëpër spitalet e Zvicrës, shpeshëherë vie deri në probleme serioze gjuhësore. Ekspertët janë duke u angazhuar që sigurimet shëndetësore të paguajnë përkthyes.
Një shtetase e Eritresë ka besuar se medikamenti do t`i ndihmojë kundër komplikimeve të shtatzanisë. Në të vërtetë, mjekja i kishte dhënë medikamentin Mifegyne për të abortuar. Në këtë mënyrë e përshkruan „Tagesanzeiger“ një rast të keqkuptimit fatal midis një paciente të huaj dhe një mjeke gjermanofolëse, përcjellë portali „Shtegu.com“.
Mjekja specialiste Fana Asefaw, e cila në Winterthur drejton një klinikë për trauma të migrantëve, aktualisht ka dy raste të grave të huaja të cilat për shkak të problemeve gjuhësore i kanë humbur foshnjet e tyre. Gjithashtu ka raste edhe të abortit të padëshiruar.
Një studim i fundit ka dëshmuar se nënat nga Eritrea, Kosova dhe Shqipëria kanë më së shumti komplikime dhe pasoja psikike. Po të jetë mirëkuptimi në nivel, sipas autorëve, keqkuptimet fatale dhe përvojat traumatike do të shmangeshin.
Por, këtu lindë problemi pasi sigurimet shëndetësore nuk i marrin përsipër shpenzimet për përkthyes. Në këtë mënyrë, në këto raste shpeshëherë si përkthyes shfrytëzohen të afërmit e nënave të cilët edhe nuk i kuptojnë sa duhet këshillat komplekse të mjekëve.
Dy eksperte zvicerane, në artikullin e „Tagesanzeiger“ kërkojnë nga sigurimet shëndetësore që ti marrin përsipër shpenzimet e përkthyesit. Sipas tyre, kujdesi duhet të fillojë gjatë shtatzanisë. Bile një gjë e tillë edhe do të shpaguhej, pasi do të evitoheshin kompikimet jo pak të shtrenjta dhe pasojat e dëmtimit eventual. (Shtegu.com)