Sunday, May 11, 2025
Nabizi KUPA Gega
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeMaqedoniJa kur fillon fushata e zgjedhjeve presidenciale në Maqedoninë e Veriut

Ja kur fillon fushata e zgjedhjeve presidenciale në Maqedoninë e Veriut


Kandidatët për president të Republikës së Maqedonisë së Veriut do të konfirmohen nga Komisioni Shtetëror Zgjedhor më 21 mars dhe deri atëherë të gjitha aktivitetet do të llogariten si takime politike, dhe jo si fillim zyrtar i fushatës parazgjedhore, që zyrtarisht fillon me 1 prill, shkruan Nova TV.

Kryetari i Komisionit Shtetëror Zgjedhor, Oliver Derkovski tha se nuk kanë regjistruar se ndonjë nga kandidatët për president para kohe e ka filluar fushatën.

Afati për mbledhjen e nënshkrimeve për kandidatët për president mbaron më 9 mars. Gordana Siljanovska – Davkova e ka ndërprerë mbledhjen e nënshkrimeve pasi ka marrë 16.000 nënshkrime nga qytetarët.

Nga e shtuna kandidaturën e Blerim Rekës e kanë përkrahur 6.000 qytetarë, për Amdi Bajramin deri tani kanë nënshkruar rreth 3.000 qytetarë, por ai paralajmëroi se do ta tërheq listën e nënshkrimeve. Nënshkrime mbledhin edhe Filip Ptrovski, Gospodin Popovski, Josif Mirçevski.

Vetëm 400 qytetarë nga diaspora janë paraqitur se do të votojnë për zgjedhjet presidenciale.

Komisioni Shtetëror Zgjedhor, Enti Shtetëror për Revizion dhe Komisioni i Antikorrupsionit sot nënshkruan për Memorandum për Bashkëpunim në prag të zgjedhjeve presidenciale.

/Portalb/

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments