Marrja e vendimit për t’u bërë me fëmijë, është një prej momenteve më të vështira për të përballuar një çift. Por a ekziston një moshë e duhur për të sjellë në jetë një fëmijë?
Mikko Myrskylä i London School of Economics e Rachel Margolis dhe Canada’s Western University zbulon moshën perfekte për t’u bërë prind. Kjo moshë është nga 35 deri në 49, moshë kur çifti, ka arritur disa synime në jetë dhe arrin që ta vlerësojë më mirë eksperiencën e prindërimit.
Sa i takon çifteve të reja mes 18 dhe 22 vjeç, me ardhjen në jetë të fëmijës, shihet se si zbehet lumturia e tyre kur bëhen prindër, ndërsa ata nga 23 deri në 34 vjeç, priren ta humbin entuziazmin, pas ardhjes në jetë të vogëlushit. Studimi tregon se ndonëse ndjesia e mirëqenies shtohet me ardhjen në jetë të fëmijës së parë, dyfishohet kur në jetë vjen fëmija i dytë, shkruan noa.al. Studimi u bazua në një grup çiftesh britanike e gjermane, me fasha të ndryshme moshe.
Ata nga 35 deri në 49 vjeç, u shfaqën më të sigurtë në zgjedhjen e tyre, ndoshta edhe për shkak të sigurisë ekonomike.